Page 82 - Demo
P. 82
Libër për mësuesin/en80Burimet: Teksti i nxënësitMjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Lidhja me lëndët e tjera mësimore: Gjuhën shqipe, Kimi, GjeografiÇështjet ndërkurrikulare: Arsimi për zhvillim të qëndrueshëmPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREHapi 1Parashtrohet pyetja: Si mendoni, cilët janë faktorët që ndikojnë në jetën e gjallesave? Informacionet e nxënësve, mësuesi/ja i shënon në tabelë. I nënvizojmë tre faktorët, nëse dalin nga ta: toka, uji, ajri. Nxënësit/et tregojnë sesi mund të ndikojnë në jetën e gjallesave këta tre faktorë.Hapi 2Kërkojmë nga nxënësit/et që në fletore të tyre të formojnë një tabelë me dy shtylla. Në anën e majtë të tabelës shënojmë pyetjet rreth mësimit, kurse në të djathtë do t’i shënojnë përgjigjet pasi të lexojnë mësimin. Njëkohësisht dhe mësuesi/ja i shënon këto pyetje në tabelë.Nxënësit/et lexojnë mësimin duke pasur parasysh pyetjet dhe gjetjen e përgjigjeve në to.Kërkojmë nga një nxënës vullnetarë që të lexojë përgjigjen në pyetjen e parë, rreth cilësisë së tokës. Pasi të përgjigjet, të tjerët e plotësojnë dhe në fund, mësuesi/ja jep sqarime shtesë sipas nevojës. Pason përgjigjja rreth pyetjes së dytë, nga një nxënës tjetër. Ndiqet e njëjta procedurë edhe për pyetjen e tretë.Këto përgjigje paraqiten në tabelë para klasës.Hapi 3Kërkojmë nga nxënësit/et që të shpjegojnë me anë të shkrimit shprehjen: “Krimbat e tokës shkrifërojnë dheun dhe ndihmojnë në rritjen e bimëve.”Nxënësit/et shkëmbejnë në fund fletoret ku vlerësojnë shpjegimin e njërit-tjetrit. Dy-tre/i nxënës/ lexojnë shkrimin para klasës.VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit/et vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë dhënies së përgjigjeve dhe prezantimit të tyre.Mësuesi/ja vlerëson njohuritë, përgjigjet e dhëna në pyetjet e parashtruara dhe shpjegimin rreth rëndësisë së krimbave në shkriftimin e dheut.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësve të rreshtit të parë iu jepet për detyrë të vëzhgojnë një mjedis me lagështi; rreshti i dytë duhet të vëzhgojë një mjedis pa lagështi dhe rreshtit të tretë, një mjedis me ajër të pastër (pyll, livadh). Vëzhgimi do të bazohet rreth gjallesave bimore që rriten aty.

