Page 85 - Demo
P. 85
Biolgjia 683ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VITema: Qeniet e gjalla dhe mjedisi jetësorëRezultati i të nxënit të temës:Bën dallimin mes termave organizëm, popullatë dhe bashkësi jetësore.- Organizmi është qenie e gjallë.-Popullata definohet si grup i bimëve ose shtazëve të llojit të njëjtë që jetojnë dhe riprodhohen në një vend dhe kohë të caktuar. Bashkësia jetësore përbëhet nga shumë popullata të cilat jetojnë në një vend të veçantë.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës:III.1; I.6; II.7; III.7Rezultatet e fushës së kurrikulës :Përshkruan dhe sqaron rritjen dhe mbijetesën e qenieve të gjalla varësisht nga kushtet e mjedisit, qëndrueshmëria e ekosistemeve, ndërtimin dhe funksionin e sistemeve kryesore të organeve të njeriut, strukturat dhe proceset e involvuara në rritjen dhe riprodhimin e bimëve, shtazëve dhe njeriutASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: 2.5 Nivelet e organizimit të gjallesaveFjalët kyçe: Habitat, popullatë, bashkësia biologjike, biotop, biocenozë dhe ekosistemRezultati/et e të nxënit për orë mësimore: 1. Hulumton për të treguar krahasimet mes organizmave në biocenoza të ndryshme me anë të një veprimtarie studimore.2. Interpreton nivelet e organizimit të gjallesave në biocenozat e ndryshme. 3. Kategorizon habitatet në bazë të kushteve që ai i siguron me anë të fotografisë.Kriteret e suksesit:1. Trego disa mundësi që ju ofron mjedisi gjallesave duke specifikuar disa karakteristika dhe përshtatshmëri. 2. Krahaso nivelet e organizimit të gjallesave në biocenozat e ndryshme duke i paraqitur ato me ane të shembujve3. Veço habitatet në bazë të kushteve të paraqitura. Burimet: Teksti i nxënësit, internetiMjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Posteri, FototLidhja me lëndët tjera mësimore: Gjuha shqipe, Gjeografia, Kimia, ArtetÇështjet ndërkurrikulare: Arsimi për zhvillim të qëndrueshëm, Edukim për mediaPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREBashkëbisedim rreth gjetjeve të nxënësve rreth detyrës së kërkuar të orës paraprake.Hapi 1.Çdo grup nxënësish, ka realizuar paraprakisht një veprimtari studimore lidhur me mbledhjen e informacioneve rreth biotopit përkatës.

