Page 86 - Demo
P. 86


                                    Libër për mësuesin/en84Grupi 1-pylli; grupi 2-oqeani; grupi 3-shkretëtira dhe grupi 4-Poli i veriut.Çdo grup, me anë të posterit, tregon mundësitë që ofron ai mjedis për jetën e të gjitha gjallesave që jetojnë aty (karakteristikat dhe përshtatshmërinë e tyre).Parashtrojmë pyetjen: Ç’mendoni, a ka raste që e njëjta gjallesë të përshtatet në habitate të ndryshme?Hapi 2. Çdo grupi ekzistues (4 grupeve), arsimtari/ja u cakton nga një nivel organizimi. Materiali mësimor lexohet nga nxënësit e të gjitha grupeve. Më pas, çdo grup përpilon nga tri pyetje për nivelin e caktuar të organizimit të gjallesave. Grupi parashtron pyetjet grupit tjetër, ku anëtarët e këtij grupi përgjigjen (p.sh. gr.1->gr.2; gr.2->gr.1 ;gr.3-> gr.4; gr.4-> gr.3).në fund Arsimtari/ja përmbledh informatat lidhur me nivelet e organizimit të gjallesave.Hapi 3.Nxënësi/ja, individualisht kryen një veprimtari. Përshkruan habitatet e gjallesave të paraqitura në foto, kushtet që secili habitat ia siguron gjallesës përkatëse si dhe tregon se cilat nga gjallesat e dhëna jetojnë në më shumë se një habitat.Puna paraqitet para klasës nga ana e dy-tre nxënësve.VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit/et vlerësojnë njëri-tjetrin sipas informacioneve për biotopin, pyetjeve, përshkrimit të kushteve.Arsimtari/ja vlerëson mbledhjen e informatave të paraqitura për biotopin, prezantimit të përshtatshmërisë dhe karakteristikat të gjallesave të jetonin në habitate të ndryshme.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURShpjego me shkrim: A mund të jetoni ju në një habitat, i cili nuk është për ju p.sh. në një shkretëtirë apo në polin e veriut? Pse? Argumentoni përgjigjen.
                                
   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90