Page 88 - Demo
P. 88


                                    Libër për mësuesin/en86Hapi 1Hapim një diskutim me nxënësit/et rreth detyrës së dhënë si detyrë shtëpie, rreth vëzhgimeve të bimëve në tokën me dhe pa lagështi, si dhe në ajër të pastër. Gjatë diskutimit të tyre, mësuesi/ja paraqet të dhënat e nxjerra nga vëzhgimet në hartën e mendimeve, në tabelë.Hapi 2Formojmë 4 grupe me nxënës/e dhe brenda çdo grupi nxënësit/et numërojnë nga 1-4. Çdo nxënësi/e brenda grupit i shpërndahet nga një fletë eksperti/eje, ku janë të shënuara nga 3 pyetje rreth njësisë mësimore. Fletat kanë lloje të ndryshme pyetjesh.Fletë eksperti 1: Si kthehet liqeni në kënetë? Si rezultat i kujt transformohen liqenet? Ç’rëndësi paraqesin bakteret në rrënjët e bimëve bishtajore?Fletë eksperti 2: Si kthehet zona shkëmbore në pyll? Çfarë e ndihmon kthimin e kënetës në livadh? Pse bimët bishtajore e pasurojnë tokën me kripëra minerale?Fletë eksperti 3: Cili është kontributi i likeneve në kthimin e zonës shkëmbore në pyll? Si mund të formohet pylli në zona moçalore? Cili është roli i bimëve bishtajore?Fletë eksperti 4: Shpjego kthimin e tokës shkëmbore në atë të butë. Çfarë shembulli paraqet liqeni i Prespës? Pse toka para se të mbillet me drithëra, duhet të mbillet me bimë bishtajore?Nxënësit/et lexojnë tërë materialin mësimor duke pasur parasysh gjetjen e përgjigjeve në pyetjet e fletës së ekspertit.Pasi t’u përgjigjen pyetjeve, secili nxënës shkon në grupin e caktuar të ekspertëve (të gjithë 1-shat në një bankë; të gjithë 2-shat në një vend tjetër e kështu me radhë). Aty sqarohen përgjigjet në pyetjet e fletës së caktuar të ekspertit dhe vendosin mënyrën e paraqitjes së përgjigjeve në grupin bazë.Pas 5-7 minutash kthehen në grupet bazë dhe u sqarojnë nxënësve të tjerë përgjigjet e fletës së tyre. Po ashtu, nëse ka nevojë, përgjigjen në pyetjet shtesë të parashtruar nga nxënësit/et e tjerë.Hapi 3Me anë të organizuesve grafik, nxënësit/et individualisht, paraqesin kthimin e mjediseve shkëmbore në pyll, liqenit në kënetë, kënetës në livadh. Dy-tre nxënës prezantojnë para klasës punimet e tyre.Hapi 1Mësuesi/ja ka përgatitur një tretësirë 30 ml alkool dhe 15 ml ujë si dhe sjell likenet e marra nga lëvorja e drurit apo murit. Të njoftuar më herët, nxënësit/et sjellin me vete 2 enët me ujë dhe lupë. Nxënësit/et ndahen në 6 grupe.
                                
   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92