Page 89 - Demo
P. 89
Biolgjia 687Grupi 1-2 (aktivitetin 1) Vëzhgoni parazitët në dru në oborrin e shkollës ose rrotull tij. Nxënësit/et në një enë vendosin nga një lugë përzierje që ka sjellë mësuesi/ja dhe disa parazitë të marrë nga dega e pemës që vëzhguan. Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit/et të tregojnë çfarë vërejnë, si dhe të mbajnë shënime.Grupi 3-4 (aktivitetin 2) Të gjejnë në oborrin e shkollës një vend ku ka milingona dhe të vëzhgojnë me lupë organizimin e tyre. Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit/et të mbajnë shënime.Grupi 5-6 (aktivitetin 3) duhet të gjejnë likenet në lëvoren e drurit (nëse nuk gjejmë të tilla, mësuesi/ja duhet t’i ketë përgatitur më parë). Nxënësit/et duhet të vëzhgojnë dhe të mbajnë shënime mbi ndryshimet që ndodhin. Aktivitetet1, 2, 3 do të kryhen nga të gjitha grupet.Hapi 2Pasi nxënësit/et kanë mbledhur material dhe kanë mbajtur shënime kthehen në klasë dhe në grupet e tyre përmbledhin përfundimet që nxorën.Hapi 3Përfaqësuesit e grupeve të zgjedhur nga nxënësit/et e grupit paraqesin përfundimet e grupit të tyre. Arsimtari/ja hap një diskutim rreth rezultateve të dala nga tereni dhe i shënon këto rezultate në tabelë.Mësuesi/ja jep sqarime shtesë sipas nevojës, kurse grupet vlerësojnë punën e tyre me anë të teknikës “dy yje dhe një dëshirë”.VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit/et vlerësojnë bashkëpunimin dhe rezultatet përfundimtare të dala nga aktivitet. Mësuesi/ja vlerëson bashkëpunimin e nxënësve, mënyrën e vëzhgimit, angazhimin e tyre lidhur me përmbledhjen e rezultateve përfundimtare.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURTë përfundojnë hulumtimin e aktivitetit 3: Të vëzhgojnë ndryshimet që do të ndodhin pas derdhjessë ujit pas dy ditësh.

