Page 90 - Demo
P. 90


                                    Libër për mësuesin/en88ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:Shkencat e natyrësLënda:BiologjiShkalla e kurrikulës:IIIKlasa:VITema: Qeniet e gjalla dhe mjedisi jetësor Rezultati i të nxënit të temës:Përshkruan se si përshtatjet shërbejnë përtë mundësuar mbijetesën dhe ato mund të jenëstrukturale dhe të bazuara në sjellje; sigurimi i ushqimit, strehimi, ikja nga grabitqari, riprodhimi duke gjetur ose tërhequr partnerin ose shpërndarja e farave/fryteve.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës:I. 3; II. 6; III. 3; III. 5; III.8Rezultatet e fushës së kurrikulës:Përshkruan dhe sqaron rritjen dhe mbijetesën e qenieve të gjalla pavarësisht nga kushtet të mjedisit, qëndrueshmërinë e ekosistemeve, ndërtimin dhe funksionin e sistemeve kryesore të organeve të njeriut, strukturat dhe proceset e përfshira në rritjen dhe riprodhimin e bimëve, shtazëve dhe njeriut.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Përshtatshmëria e gjallesaveFjalët kyçe: habitat, veçori përshtatëse (disa shtazë, bimë)Rezultatet e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- gjen me çfarë duhet të përshtaten organizmat shtazorë dhe bimorë jetesës në habitat;- përmblidh informatat e materialit sipas një vije logjike mbi veçoritë e përshtatjes të organizmave të ndryshëm në habitatet e tyre jetësore;- konstaton cilat veçori mundësojnë përshtatjen e shtazës ose bimës që t’i zgjodhe duke e ndihmuaratë për të mbijetuar në mjedisin e saj të veçantë.Kriteret e suksesit:Shqyrto pse peshku nuk mund të jetojë në tokë; krimbat e tokës në pemë dhe gjirafa në Artik. Shëno disa veçori të përshtatjes së organizmave të ndryshëm, si p.sh., peshkut, dhelprës të llojit “Fenek” dhe kaktusit në habitatet e tyre jetësore.Vendos etiketat (shkrimin) për të shpjeguar në vizatimin tënd disa veçori të kafshës apo bimës qëe ndihmojnë atë për të mbijetuar në mjedisin e saj të veçantë.Burimet: Teksti i nxënësitMjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Fletat A4Lidhja me lëndët e tjera mësimore: Gjuhën shqipe, ArteÇështjet ndërkurrikulare: Arsimi për zhvillim të qëndrueshëm
                                
   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94