Page 91 - Demo
P. 91
Biolgjia 689PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREHapi 1Mësuesi/ja shënon tri fjalitë në tabelë:- Peshqit jetojnë në ujë, por nuk mund të jetojnë në tokë.- Krimbat e tokës jetojnë nën dhe, por nuk munden të jetojnë në pemë.- Gjirafat jetojnë në savane afrikane, por nuk mund të jetojnë në Arktik.Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit/et të punojnë në mënyrë individuale për të dhënë përgjigje pyetjeve:- Cila është vetia e përbashkët e paraqitur në këto tri fjali? Çfarë duhet të kenë këta tre organizma për të jetuar në mjediset e përmendura? Pse këta organizma nuk munden të jetojnë në ambientet e tjera?Pasi nxënësit/et shkruajnë përgjigjet e tyre, i shkëmbejnë ato me shokun/qen e bankës. Ata lexojnë përgjigjet e njëri-tjetrit dhe hartojnë së bashku një përgjigje të re.Mësuesi/ja dëgjon leximin e disa përgjigjeve, sipas nevojës ato plotësohen dhe diskutohen.Hapi 2Nxënësit/et lexojnë materialin (mësimin) dhe detyra e tyre është të përmbledhin atë në disa fjali. Diskutohet me anëtarin e dyshes dhe materiali (fjalitë) e dy anëtarëve do të shkrihen (shënohen) si një.Mësuesi/ja kërkon disa dyshe vullnetare të lexojnë detyrën përfundimtare. Mësuesi/ja dëgjonleximin e disa detyrave përfundimtare dhe ato plotësohen sipas nevojës.Hapi 3Mësuesi/ja shpërndan fletat A4. Nxënësit/et duhet të zgjedhin një kafshë apo bimë, ta vizatojnë atë dhe të përdorin etiketat (shkrimin) për të shpjeguar disa veçori të kafshës apo bimës që e ndihmon për të mbijetuar në mjedisin e saj të veçantë.Disa nxënës vullnetar paraqesin punimet e tyre, mësuesi/ja i plotëson sipas nevojës.VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit/et vlerësojnë njëri-tjetrin sipas bashkëpunimit dhe për shpjegimin e dhënë.Mësuesi/ja vlerëson njohuritë e nxënësve, zgjedhjen e informacionit, tolerancës (shkrimi përfundimtar), shpjegimin për kafshën apo bimën e zgjedhur.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURSi është përshtatur shqiponja për të jetuar dhe gjuajtur në ajër?

