Page 93 - Demo
P. 93
Biolgjia 691Hapi 1: Parashtrohet pyetja para nxënësve: Si mendoni, cilët faktorë ndikojnë në shpërndarjen e gjallesave në natyrë?Informacionet e nxënësve, mësuesi/ja i shënon në tabelë dhe kërkon t’i kategorizojnë në rrethin përkatës:Hapi 2Kërkojmë nga nxënësit/et që në fletore të tyre të formojnë një tabelë me dy shtylla. Në anën e majtë të tabelës, shënojmë pyetjet rreth mësimit, kurse në të djathtë do të shënojnë përgjigjet pasi të lexojnë mësimin. Njëkohësisht dhe arsimtari/ja i shënon këto pyetje në tabelë.Nxënësit/et lexojnë mësimin duke pasur parasysh pyetjet dhe gjetjen e përgjigjeve në to.Kërkojmë nga një nxënës (vullnetarisht) që të lexojë përgjigjen në pyetjen e parë, rreth mundësive që iu ofron toka bimëve. Pasi përgjigjet, të tjerët e plotësojnë dhe në fund, mësuesi/ja jep sqarime shtesë sipas nevojës. Pason përgjigjja rreth pyetjes së dytë, nga një nxënës tjetër. Ndiqet e njëjta procedurë edhe për pyetjen e tretë dhe të katërt. Këto përgjigje paraqiten në tabelë para klasës.Hapi 3Kërkohet nga nxënësit/et të ndahen në dyshe, të shkruajnë një poemth me pesë vargje për temën:Përshtatshmëria e gjallesave për jetesë.Secili nxënës në dyshe shkëmben fletoren lexojnë pesëvargëshat e njëri-tjetrit dhe vendosin cilinpesëvargësh do të prezantojnë.Mësuesi/ja dëgjon dhe ndërhyn për përmirësime sipas rastit.VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit/et vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë dhënies së përgjigjeve, prezantimit të tyre dhebashkëpunimit në dyshe.Mësuesi/ja vlerëson njohuritë, përgjigjet e dhëna dhe shkrimit të pesëvargëshit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURSi është përshtatur lejleku për jetën tokë-ujë-ajër?

