Page 94 - Demo
P. 94
Libër për mësuesin/en92ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:Shkencat e natyrësLënda:BiologjiShkalla e kurrikulës:IIIKlasa:VITema: Biodiversiteti Rezultati i të nxënit të temës:Shfrytëzon organizues grafik për të treguar krahasimet mes organizmave në biocenoza të ndryshme.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës: I. 3; I. 4; I. 6; II. 6; III. 5Rezultatet e fushës së kurrikulës:Përshkruan dhe sqaron rritjen dhe mbijetesën e qenieve të gjalla pavarësisht nga kushtet të mjedisit, qëndrueshmërinë e ekosistemeve, ndërtimin dhe funksionin e sistemeve kryesore të organeve të njeriut, strukturat dhe proceset e përfshira në rritjen dhe riprodhimin e bimëve, shtazëve dhe njeriut.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Gjallesat dhe mjediset natyrore. Veçoritë e ekosistemeveFjalët kyçe: gjallesë, popullatë, bashkësi biologjike, biocenozë, biotop ekosistem, faktorët fizikë, faktorët kimikë, cilësitë e tokës, cilësitë e ujit.Rezultatet e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:-shkallëzon ndërtuesit e biocenozës në formimin e një zinxhiri të tij;- identifikon cilët faktorë ndikojnë në përcaktimin e cilësisë së një biotopi, dhe disa veçori të ekosistemit;- ilustroni një ekosistem duke ju përmbajtur kritereve të dhëna.Kriteret e suksesit:Radhit ndërtuesit e një biocenoze nga pjesa më e vogël te biocenoza.Veço faktorët që ndikojnë në cilësinë e një biotopi si dhe disa veçori të ekosistemit.Vizato një ekosistem me tri bimë dhe tri shtazë nën ndikimin e tre faktorëve fizikë dhe kimikë.Burimet: Teksti i nxënësitMjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: fotografitë e gjallesave të njëjta, popullatës, bashkësive biologjike, biotopit, ekosistemit, fishat me pyetje (1, 2).Lidhja me lëndët e tjera mësimore: Gjuhë shqipe, Matematikë, Gjeografi, Fizikë, KimiÇështjet ndërkurrikulare: Arsimi për zhvillim të qëndrueshëmPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREHapi 1Mësuesi/ja kërkon që nxënësit/et të shënojnë në fletoret e tyre një zinxhir të formimit të biocenozës, duke pasur parasysh fotografitë e prezantuara:Gjallesat Popullata Bashkësibiologjike BiocenozaJetojnë të paizoluara bashkësi individësh të njëjtë popullatat e ndryshme jetojnë në një vend gjithçka që jeton.

