Page 95 - Demo
P. 95
Biolgjia 693Këto të dhëna i shënon edhe mësuesi/ja në tabelë dhe rikujton nocionet:- Cilat gjallesa organizohen në popullata?- Cilat popullata formojnë bashkësi biologjike?- A lidhen gjithnjë dy bashkësi biologjike për të krijuar biocenozën? Mësuesi/ja shënon të dhënat në tabelë në formë të barazimeve matematikore:Gjallesë + gjallesë e njëjtë = PopullatëPopullatë + popullatë e ndryshme = Bashkësi biologjike Bashkësi biologjike + bashkësi biologjike tjetër = BiocenozëTani, mësuesi/ja me të njëjtën gjuhë kërkon zgjidhjen e barazimit:Biocenoza + (kjo mbetet e zbrazët në fillim) = EkosistemPas përgjigjeve të nxënësve plotësohet:Biocenoza + Biotopi = EkosistemHapi 2Nxënësit/et ndahen në dyshe me numrat 1 dhe 2, dhe mësuesi/ja çdo dysheje iu shpërndan fishat me pyetjet, përgjigjet e të cilave i gjen gjatë leximit të materialit në tekstin e nxënësit/et dhe cakton kohën e duhur për kryerjen e këtij hapi (10 minuta).Pyetjet e fishës 1- Cilët faktorë përcaktojnë cilësitë e një biotopi?- Tregoni disa faktorë fizikë dhe kimikë duke i veçuar ato.- Si mendoni ju, cilat cilësi përcaktojnë llojin e bimëve dhe kafshëve në biotop dhe shpërndarjen e tyre?- Si quhet shkenca që studion ekosistemet?Pyetjet e fishës 2- Arsyetoni pse themi që ekosistemet janë të shumëllojshme.- Tregoni disa veçori të ekosistemeve.- Sqaroni përmes shembujve që ekosistemet nuk janë të mbyllura.- Si janë të lidhura gjallesat në ekosistem, si ndryshon ekosistemi?Nxënësit/et përgjigjen për pyetjet përkatëse.Në fund, mësuesi/ja bën një përmbledhje mbi faktorët dhe veçoritë e ekosistemit.Hapi 3Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit/et:Vizatoni një ekosistem, emërton tri bimët, tri kafshë, tre faktorë fizikë dhe tre faktorë kimikë që ndikojnë në të. Në fund, nxënësit/et vlerësojnë veten me anë të fytyrës.VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit/et vlerësojnë njëri-tjetrin për bashkëpunim dhe përgjigje, dhe vlerësojnë vizatimin. Mësuesi/ja vlerëson radhitjen e zinxhirit te biocenozës, zgjidhje të ekuacioneve, bashkëpunimit të tyre në dyshe dhe vizatimit të ekosistemit sipas kërkesave dhe vetvlerësimit të tyre.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURJepni tre shembuj ekosistemesh me përmasa të të ndryshme.

