Page 96 - Demo
P. 96
Libër për mësuesin/en94ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:Shkencat e natyrësLënda:BiologjiShkalla e kurrikulës:IIIKlasa:VITema: Qeniet e gjalla dhe mjedisi jetësor Rezultati i të nxënit të temës:Përshkruan shndërrimin e energjisë së dritës në energji kimike gjatë krijimit të lëndëveushqyese në shembullin e fotosintezës duke mos u shërbyer me simbole kimike në pasqyrimin e ekuacionit të fotosintezë.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës:I. 2; II. 4; III. 3; III. 8.Rezultatet e fushës së kurrikulës:Përshkruan dhe sqaron rritjen dhe mbijetesën e qenieve të gjalla pavarësisht nga kushtet të mjedisit, qëndrueshmërinë e ekosistemeve, ndërtimin dhe funksionin e sistemeve kryesore të organeve të njeriut, strukturat dhe proceset e përfshira në rritjen dhe riprodhimin e bimëve, shtazëve dhe njeriut.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Funksioni i ekosistemit. Klasifikimi i gjallesave sipas vendit që zënë nëzinxhirin ushqimorFjalët kyçe: habitat, fotosinteza, nivel trofikë, prodhues, konsumator niveli I, konsumator niveli II, konsumator niveli III, dekompozuesit.Rezultatet e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- lidh fjalët në fjali për të treguar përse formohen zinxhirët ushqimorë;- plotëson tabelën duke renditur informatat nga teksti lidhur me ndarjen e gjallesave sipas vendit që zënë në zinxhirin ushqimor;- radhit saktë gjallesat sipas niveleve trofike që ato iu përkasin në trenin e formuar.Kriteret e suksesit:Radhit saktë fjalët në fjali duke evidentuar arsyen e formimit të zinxhirët ushqimorë.Radhit informatat në shtyllat përkatëse të tabelës duke i treguar përfundimet që dalin nga kjoradhitje.Rendit gjallesat në nivelet trofike prodhues, konsumatori I, konsumatori II, e kështu me radhë.Burimet: Teksti i nxënësitMjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: etiketat me fjalë për ndërtimin e fjalisë, etiketat me gjallesaLidhja me lëndët e tjera mësimore: Gjuha shqipe, njeriu dhe natyraÇështjet ndërkurrikulare: Arsimi për zhvillim të qëndrueshëmPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE

