Page 98 - Demo
P. 98


                                    Libër për mësuesin/en96DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxirr nga interneti materiale për kënetën e Kurjanit apo lagunën e Karavastasë. Tregoni si lidhen gjallesat prodhuese me konsumatorët dhe dekompozitorët. Bëni një skemë të renditjes së tyre.ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:Shkencat e natyrësLënda:BiologjiShkalla e kurrikulës:IIIKlasa:VITema: Qeniet e gjalla dhe mjedisi jetësor Rezultati i të nxënit të temës:Përshkruan shndërrimin e energjisë gjatë zbërthimit të lëndëve ushqyese në shembullin e zinxhirit të ushqimit, duke shpjeguar nocionet prodhuesit dhe konsumuesit.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës: I. 4; I. 6; II. 6; III. 5.Rezultatet e fushës së kurrikulës:Përshkruan dhe sqaron rritjen dhe mbijetesën e qenieve të gjalla pavarësisht nga kushtet të mjedisit, qëndrueshmërinë e ekosistemeve, ndërtimin dhe funksionin e sistemeve kryesore të organeve të njeriut, strukturat dhe proceset e përfshira në rritjen dhe riprodhimin e bimëve, shtazëve dhe njeriut.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Zinxhirët ushqimorë. Rrjetat ushqimoreFjalët kyçe: zinxhirët ushqimorë, rrjetat ushqimore, prodhuesit, konsumatorët 1, 2, 3, .., dekompozuesit.Rezultatet e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- emërton gjallesat sipas grupeve të nivelit trofikë që i përkasin;- krahason gjallesat e zinxhirit ushqimor në rrjetat ushqimore që i krijuan vetë;- kombinon gjallesat e paraqitura dhe specifiko marrëdhëniet e ndryshme ushqimore.Kriteret e suksesit:Rendit gjallesat në prodhues, konsumator i rendit 1, 2, 3, 4, 5.Krijo zinxhirët ushqimorë që ndërthuren mes tyre.Lidh së paku dy gjallesat e paraqitura me anë të shigjetave dhe specifiko marrëdhëniet e ndryshmeushqimore.Burimet: Teksti i nxënësitMjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: fotografitë e bimës, mizës, bretkosës, gjarprit, dekompozuesit, fletat A4 me disa zinxhirë ushqimorë që paraqesin rrjetat ushqimore.
                                
   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102