Page 99 - Demo
P. 99
Biolgjia 697Lidhja me lëndët e tjera mësimore: Gjuhë shqipe, GjeografiÇështjet ndërkurrikulare: Arsimi për zhvillim të qëndrueshëmPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREHapi 1Mësuesi/ja përgatit disa fotografi të gjallesave të ndryshme si p.sh.: bimë, miza, bretkosa, gjarpri, dekompozuesit.Kërkohet nga nxënësit/et të lidhin me shigjeta nga prodhuesit e gjerë te konsumatorët:1, 2, 3 dhe dekompozuesit. Mësuesi/ja shtron pyetjen:- Po t’i vendosnim këto gjallesa në hallka çfarë do të fitonim? (zinxhir)- Me sa hallka është zinxhiri ushqimor i paraqitur para jush? (5)- A janë këto hallka të njëjta? Pse? (Jo, janë të niveleve të ndryshme trofike.)Hapi 2Mësuesi/ja ndan nxënësit/et në grupe dhe u shpërndan fletat A4, ku vendos fotografinë e rrjeteve ushqimore dhe kërkon nga nxënësit/et të formojnë zinxhirët ushqimorë, duke i shënuar ato në fletore. Pasi nxënësit/et kanë shënuar së paku 2 zinxhirë ushqimorë, mësuesi/ja kërkon të nxjerrin përfundimet. Në fund, mësuesi/ja sqaron se gërshetimi apo ndërthurja e dy a më shumë zinxhirëve ushqimorë çon në formimin e rrjetave ushqimore. Një gjallesë mund të paraqitet në një zinxhirë si konsumatori 1, por edhe në një tjetër si konsumatori 2 (p.sh., miu mundet të paraqitet edhe si bimëngrënës në një zinxhir ushqimorë edhe si konsumator 2 pasi ushqehet edhe me insekte kërmij e krimba).Hapi 3Vizatoni shigjeta në rrjetën ushqimore të mëposhtme për të treguar marrëdhëniet e ndryshme ushqimore.VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit/et vlerësojnë njëri-tjetrin për përgjigjet, komentet dhe vizatimet e zinxhirëve ushqimorë. Mësuesi/ja vlerëson nxënësit/et për saktësinë e klasifikimin e gjallesave në nivelet trofike, lidhjen e tyre në zinxhirët ushqimore dhe rrjetat ushqimore.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPyetjet dhe detyrat në faqen 71.

