Page 10 - Demo
P. 10


                                    Libër për mësuesin/en8III. Plani mësimor vjetorPlani vjetor është i hartuar në bazë të kurrikulës bërthamë dhe programit lëndor: Edukim fizik, sporte dhe shëndeti klasa e 6 dhe në bazë të kushteve në të cilat zhvillohet procesi mësimor. Modeli i sugjeruar mund të zbatohet në tërësi në shkollat që kanë palestra sportive të pajisura me mjetet e punës dhe pjesërisht në shkollat që nuk kanë palestra sportive. Të gjithë mësuesit/et e kanë të drejtën e tyre që nga ky model të bëjnë ndryshimet e nevojshme në secilën periudhë, duke shpërndarë temat mësimore sipas nevojës së tyre duke ia përshtatur kushteve të shkollës. Gjithashtu, edhe fondin e orëve mund ta ndryshojë për secilën temë mësimore, por duhet pasur kujdes sepse rezultatet e programit lëndor duhet të arrihen të gjitha. Ne kemi përgatitur planin vjetor sintetik dhe analitik. Në planin vjetor sintetik ku janë ndarë tri periudhat mësimore sipas modelit të Kurrikulës së re dhe RNK, në të cilat mund të kontribuojmë në arritjen e tyre nëpërmjet temave mësimore, ndërsa në planin vjetor analitik kemi bërë shpërndarjen e të gjitha njësive mësimore për të tria periudhat mësimore. Shumica e njësive mësimore janë shkoqitur nga libri i nxënësit sepse është një pako e shtëpisë botuese, ku autorët kanë hartuar tekstin e nxënësit dhe librin e mësuesit. Është e drejtë e çdo mësuesi/e që njësitë të cilat nuk mund t’i zhvillojë, për shkak të kushteve, t’i zëvendësojë me njësi të tjera mësimore, të cilat kontribuojnë në arritjen e rezultateve të lëndës.
                                
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14