Page 14 - Demo
P. 14


                                    Libër për mësuesin/en12III. Plani për dy gjysmëvjetorëtNë planifikimet për dy gjysmëvjetorët mësimorë janë propozuar disa rezultate të të nxënit të kompetencave të shkoqitura nga plani vjetor. Mësuesi/ja mund t’i ndryshojë sipas planifikimit të vet. Gjithashtu, në pjesën tabelore është bërë korrelacioni i RNF-së, tema mësimore, RNL, njësia mësimore, metodologjia e punës, vlerësimi i nxënësve dhe burimet nga të cilat është realizuar njësia mësimore. Të gjithë/a mësuesit/et kanë të drejtë të shtojnë edhe njësi të tjera mësimore nëse e shohin të nevojshme, dhe të bazohen edhe në burime të tjera veç librit të nxënësit, ku si qëllim kryesor duhet të kenë arritjen e rezultateve të të nxënit të lëndës. Gjithashtu, duhet të përdorni gjithmonë burime të ndryshme për realizimin e njësive mësimore, sepse libri i nxënësit nuk duhet të jetë asnjëherë burimi i vetëm i informacionit për realizimin e njësive mësimore.Gjysmëvjetori i parë (Shtator-dhjetor)Rezultatet e kompetencave që synohen të arrihen përmes temës:I. Komunikues efektiv1. Lexon rrjedhshëm, me intonacion të duhur, një tekst të caktuar rrëfyes, përshkrues, shkencor a publicistik etj., dhe e komenton atë sipas kërkesës me gojë ose me shkrim.2. Dëgjon në mënyrë aktive pyetjet dhe komentet e bëra nga të tjerët për temën e prezantuar të fushës së caktuar, duke u paraqitur nëpërmjet pyetjeve, komenteve, sqarimeve dhe propozimeve.3. Veçon porosinë kryesore të lexuar ose të dëgjuar nga një burim, si libër, gazetë, revistë, internet, radio, TV etj., e komenton dhe e shfrytëzon atë si referencë gjatë hartimit të një punimi/detyre me shkrim.II. Mendimtar kreativ1. Paraqet argumente për pajtueshmëri ose kundërshtim të një qëndrimi ose mendimi për një temë/problem të caktuar gjatë një debati ose të publikuar në media.3. Harton planin e punës për realizimin e një krijimi/detyre duke përcaktuar fazat kryesore sipas fushës mësimore (letrar, shkencor, artistik).III. Nxënës i suksesshëm1. Kërkon dhe përzgjedh të dhëna në burime të ndryshme (si: libra, revista, doracake, fjalorë, enciklopedi ose internet), të cilat i shfrytëzon për realizimin e temës/detyrës së dhënë dhe i klasifikon ato burime sipas rëndësisë që kanë për temën.3. Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.4. Shfrytëzon dosjen personale për identifikimin e përparësive dhe mangësive në funksion të vetëvlerësimit të përparimit dhe përmirësimit të suksesit në fushën e caktuar.IV. Kontribuues produktiv7. Bashkëvepron në mënyrë aktive me moshatarët dhe të tjerët (pavarësisht statusit të tyre social, etnik etj.) për realizimin e një aktiviteti të përbashkët (projekti/aktiviteti në bazë klase/shkolle apo jashtë saj).8. Merr pjesë si anëtar i një jurie (në nivel klase apo shkolle) për vlerësimin e një aktiviteti/konkursi sportiv, shkencor, artistik etj., duke u bazuar në kriteret e paracaktuara.
                                
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18