Page 15 - Demo
P. 15
Edukatë fizike, sportet dhe shëndeti 613V. Individ i shëndoshë1. Prezanton para nxënësve procesin e përgatitjes së një ushqimi a specialiteti shtëpiak sipas një recete për ushqim të shëndetshëm.2. Vlerëson përmbajtjen e vlerave pozitive dhe negative të paktën të tri llojeve të ushqimeve, të cilat konsumohen në mjedisin e tij ose në rrethinë.3. Diskuton në grup moshatarësh, duke ofruar argumente, për rëndësinë që ka respektimi i regjimit ditor dhe i aktiviteteve fizike për shëndetin dhe për jetën e njeriut.4. Përkujdeset për shëndetin fizik dhe mendor gjatë aktivitetit fizik dhe sportiv me karakter rekreativ dhe garues, por edhe duke respektuar të tjerët gjatë garës apo lojës.VI. Qytetar i përgjegjshëm1. Zbaton dhe respekton rregullat e mirësjelljes në klasë, në shkollë etj., dhe merr qëndrim aktiv ndaj personave që nuk i përfillin ato duke ua shpjeguar pasojat për veten dhe për grupin ku bëjnë pjesë.3. Reagon ndaj sjelljeve të pahijshme në shkollë/klasë dhe jashtë saj, të cilat ndikojnë në raportet ndërpersonale, analizon shkaqet e manifestimit të tyre dhe propozon mjete për përmirësimin e tyre.

