Page 22 - Demo
P. 22


                                    Libër për mësuesin/en20IV. ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREMësues/e, kolegë/e të nderuar/a, hartimi i planit ditor është kompetenca e secilit prej jush, nga i cili varet suksesi i punës suaj për mësimdhënie dhe i nxënësve për mësimnxënie. Një planifikim i përgatitur mirë është çelësi i suksesit në punën tonë, sepse në planifikimin e orës mësimore duhet të hartojmë rezultatin e njësisë mësimore me kriteret përkatëse që janë të matshme dhe të cilat nxënësit duhet t’i arrijnë gjatë orës mësimore. Gjithashtu duhet të kontribuojmë në arritjen RNK dhe të bëhet një vlerësim i vazhdueshëm i cili duhet të jetë i drejtë dhe i besueshëm për të gjithë, duke përdor forma të ndryshme të vlerësimit. Të gjitha këto arrihen nëpërmjet përgatitjes së skenarit të orës mësimore. Në këtë libër mësuesi, te kapitulli V kemi hartuar disa modele të ndryshme të planit të orës mësimore, të cilat ju shërbejnë për punën tuaj në shkolla. 1. Plani i orës mësimore në të cilin janë dhënë shembuj se si kontribuohet në arritjen e kompetencave. 2. Plani i orës mësimore në të cilin janë dhënë shembuj se si bëhet vlerësimi i nxënësve. 3. Plani i orës mësimore i realizuar për dy rezultate mësimore në bllok orë 45 x 45 min.Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare/Lënda: Edukatë fizike, sportet dhe shëndetiShkalla e kurrikulës:IIIKlasa: VITema: Rregullat elementare dhe elementet teknike të sporteve kolektive (Basketboll)Rezultati i të nxënit të temës: Përshkruan rregullat elementare dhe demonstron elementet teknike në basketboll.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I. 2, 4 II. 3 III. 1, 3 V. 4Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Liston, përshkruan rregullat elementare të sporteve të ndryshme kolektive dhe demonstron shkathtësi gjatë ushtrimit të elementeve teknike në sportet kolektive.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Udhëheqja - driblimi i topitFjalët kyçe: driblimi - udhëheqja, qëndrimi, dora, shikimi etj.Rezultatet e të nxënit për orën mësimore Nxënësi/ja:- emërton dhe demonstron elementin teknik të driblimit të topit me të dyja duart.Kriteret e suksesit:Demonstron teknikën e udhëheqjes së topit duke përdorur mënyrën e përzgjedhur (me dorën e majtë, të djathtë) dhe respektimin e rregullave të udhëheqjes-driblimit (pozita e trupit, lëvizja e dorës, shikimi gjatë udhëheqjes) në distancë minimale prej 10 metrash.Demonstron teknikën e udhëheqjes së topit me ndërrimin e duarve (dy herë me dorën e majtë, dy herë me të djathtën) dhe respektimin e rregullave të udhëheqjes-driblimit (pozita e trupit, lëvizja e dorës, shikimi gjatë udhëheqjes) në distancë minimale prej 10 metrash.
                                
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26