Page 23 - Demo
P. 23
Edukatë fizike, sportet dhe shëndeti 621Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Topi i basketbollit, pengesat, marker, shporta (koshi).Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo çështjet ndërkurrikulare:Gjuhë dhe komunikim/Zhvillimi personal dhe aftësitë për jetë, edukimi për qytetari demokratike dhe të drejta të njeriut, barazia gjinore.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimoreTestojmë njohuritë e nxënësve përmes pyetjeve të hapura. Pyetjet e mundshme: Cilat janë elementet teknike kryesore në basketboll? Në sa pjesë dhe me nga sa minuta zhvillohet loja e basketbollit? Çfarë kuptoni me fjalën udhëheqje- driblimi i topit?Pas kësaj, mësuesi/ja me marrëveshje me nxënësit hartojnë kriteret e të nxënit për njësinë mësimore (Kuptohet duke pasur parasysh rezultatin e pritur, gjithsesi paraprin edhe me kritere). Nxënësit fillojnë përgatitjen (nxehjen) e trupit për aktivitete sportive (vrapime, ecje, ushtrimet e formimit).Mësuesi/ja shpjegon dhe demonstron së pari teknikën e udhëheqjes-driblimit të topit duke dhënë udhëzime të qarta për demonstrimin e teknikës. Nxënësit ndahen në grupe dhe fillojnë me demonstrimin e teknikës së udhëheqjes-driblimit në distancë 15 m. Një herë punojnë me dorën e djathtë, pastaj me të majtën në lëvizje duke i ndërruar grupet.Së pari demonstrohet driblimi i drejtë, pastaj driblimi me pengesa. Nxënësit zhvillojnë lojën “formimi i trenit” duke demonstruar teknikën e udhëheqjes-driblimit të topit. Përsëritet i njëjti ushtrim si më lart, por tani udhëheqja bëhet me të dyja duart një pas një në distancë 15 m. Nxënësit në grupet e tyre zhvillojnë një garë për të zgjedhur nxënësin që demonstron elementin teknikë më të mirë. Secili nxënës realizon ushtrimet sipas planit individual, pastaj fituesit e grupeve garojnë me njëri-tjetrin dhe zgjidhet nxënësi më i mirë. Nxënësit ftohen për një reflektim rreth elementit teknik “udhëheqja-driblimi i topit” dhe rreth rregullave të lojës së basketbollit.Vlerësimi i nxënësveVlerësimi i ndërsjellët dhe lista e kontrollit. Nxënësit të ndarë në 4 grupe demonstrojnë teknikën e driblimit ku secili grup shpall nxënësit që demonstrojnë më mirë. Gjithashtu, mësuesi/ja gjatë gjithë orës vlerëson punën e nxënësve në listën e kontrollit.Detyrat dhe puna e pavarurSecili nxënës duhet të hartojë një plan për zhvillimin e shkathtësive në demonstrimin e elementeve teknike në lojën e basketbollit dhe të hulumtojë në internet për marrjen e informacioneve rreth rregullave dhe zbatimit të teknikave në lojën e basketbollit.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

