Page 24 - Demo
P. 24


                                    Libër për mësuesin/en22Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare/Lënda: Edukatë fizike, sportet dhe shëndetiShkalla e kurrikulës:IIIKlasa: VITema: Substancat dhe medikamentet Rezultati i të nxënit të temës: - përshkruan pasojat që sjell pirja e duhanit në organizmin e njeriut dhe përshkruan presionin e bashkëmoshatarëve në përdorimin e duhanit.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I. 2, 4, 7 II. 1 lll. 1, 3 V. 8Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Njeh dhe dallon situatat e rrezikshme dukuritë dhe shprehitë negative (substancat negative, duhani, alkooli dhe drogat) dhe kupton mënyrën për parandalimin e tyre.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: 3.1 Duhani dhe pasojat e përdorimit të tijFjalët kyçe: duhani, mushkëritë, rrugët e frymëmarrjes.Rezultatet e të nxënit të orës mësimore Nxënësi/ja:- liston organet dhe pjesët e trupit, të cilat dëmtohen nga duhanpirja.Kriteret e suksesit:- shpjegon së paku tri pasoja që sjell pirja e duhanit në shëndetin e njeriut;- liston dy arsye pse adoleshentët e pinë duhanin;- jep një propozim si t’i shmangemi pirjes së duhanit.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:libri i nxënësit, markera, flipchart.Përdorimi i TIK: Interneti (d.sh)Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo çështjet ndërkurrikulare: Gjuhë dhe komunikim, shkencat natyrore, shoqëria dhe mjedisiEdukimi për qytetari demokratike dhe të drejta të njeriut, edukimi ndërkulturorPërshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimorePrezantimi i temës, testojmë njohuritë e nxënësve përmes pyetjeve të hapura. Pyetjet e mundshme: Çfarë mendoni ju rreth duhanit/pirjes së duhanit? Cilat pjesë të trupit dëmtohen më së shumti gjatë pirjes së duhanit?Pas kësaj, mësuesi/ja me marrëveshje me nxënësit hartojnë kriteret e të nxënit për njësinë mësimore (Kuptohet duke pasur parasysh rezultatin e pritur, gjithsesi paraprin edhe me kritere). Nxënësit ndahen në 4 grupe dhe mësuesi/ja prezanton një eksperiment në video-projektor rreth pasojave që shkakton duhanpirja te shëndeti i njeriut. 
                                
   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28