Page 25 - Demo
P. 25
Edukatë fizike, sportet dhe shëndeti 623Secili grup ka për detyrë të paraqes në flipchart nga një përshkrim rreth asaj që kanë kuptuar në eksperimentin e prezantuar. Detyra tjetër: dy grupe do të prezantojnë idetë e tyre pse adoleshentët konsumojnë duhan, ndërsa dy grupet e tjera se cilat janë arsyet dhe mënyrat e refuzimit të duhanpirjes.Kërkohet nga grupet të prezantojnë atë që kanë kuptuar nga eksperimenti me fjalët e tyre (të sigurohemi që nxënësit e kuptuan eksperimentin). Nxënësit identifikojnë pjesët e trupit që dëmtohen gjatë pirjes së duhanit. Reflektim – Nxënësit shprehin idetë e tyre se çfarë do të donin t’u thoshin duhanpirësve nga ajo që kanë mësuar. Cili nga ju do t’ua shpjegojë eksperimentin anëtarëve të familjes, të cilët janë duhanpirës, dhe cila do të ishte porosia juaj?Vlerësimi i nxënësveVlerësimi i ndërsjellë, pjesëmarrja aktive dhe lista e kontrollit - Liston pasojat që sjell pirja e duhanit, grupi më i mirë që ka përgatitur dhe prezantuar flipchart-in. Mësuesi/ja gjatë gjithë orës vlerëson punën e nxënësve në listën e kontrollit.Detyrat dhe puna e pavarurIntervistoni një person që pi duhan në familjen tuaj, shpjegoni pasojat e duhanpirjes me disa fakte, një eksperiment të cilin do ta kërkoni në burime të ndryshme.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

