Page 26 - Demo
P. 26


                                    Libër për mësuesin/en24Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare/Lënda: Edukatë fizike, sportet dhe shëndetiShkalla e kurrikulës: III Klasa: VITema: Ushqimi dhe shprehitë e të ushqyeritRezultati i të nxënit të temës: - përshkruan ushqimet që konsumohen varësisht. nga koha dhe mosha.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I. 1, 2, 3, 4 II. 3 lll. 1, 3 V. 1, 2Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Hulumton sistemin e klasifikimit të ushqimit të etiketuar, kupton që njerëzit kanë nevoja të ndryshme për ushqim dhe nevojat e tyre ndryshojnë në etapa të ndryshme të jetës se si duhet të ushqehen.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Mënyrat e shëndetshme të të ushqyeritFjalët kyçe: duhani, mushkëritë, rrugët e frymëmarrjes.Rezultatet e të nxënit të orës mësimore Nxënësi/ja:- harton një meny ditore me ushqime të shëndetshme për moshën e nxënësit/es.Kriteret e suksesit:- liston së paku tri ushqime të shëndetshme;- liston përbërësit e shujtave ndihmëse.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: libri i nxënësit, fletore, marker, flipchartPërdorimi i TIK: Interneti (d.sh)Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo çështjet ndërkurrikulare: Gjuhë dhe komunikim, shkencat natyrore, shoqëria dhe mjedisiEdukimi për qytetari demokratike dhe të drejta të njeriut, edukimi ndërkulturorPërshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimorePrezantimi i temës, testojmë njohuritë e nxënësve përmes pyetjeve të hapura. Pyetjet e mundshme: Cilat janë ushqimet e shëndetshme që konsumoni?Po të pashëndetshme?Çfarë duhet të konsumojmë për mirëqenien e trupin tonë?Pas kësaj, mësuesi/ja harton kriteret e të nxënit për njësinë mësimore me nxënësit (Kuptohet, duke pasur parasysh rezultatin e pritur, gjithsesi paraprin edhe me kritere).Mësuesi/ja shpërndan një listë me ushqime të ndryshme të shëndetshme dhe jo të shëndetshme dhe kërkon nga nxënësit që t’i ndajnë të shëndetshmet nga pashëndetshmet.Mësuesi/ja prezanton sa vakte duhet të hanë nxënësit gjatë ditës, çfarë duhet të përmbajnë ato, dhe paraqet para nxënësve piramidën e të ushqyerit duke shpjeguar rëndësinë e ushqimit për trupin e njeriut.
                                
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30