Page 27 - Demo
P. 27
Edukatë fizike, sportet dhe shëndeti 625Nxënësit lexojnë njësinë mësimore në libër dhe të ndarë në grupe. Secilit grup i jepet për detyrë të reflektojë atë që kanë kuptuar nga leximi i njësisë mësimore dhe të hartojnë një meny të ndarë në vakte për njëose dy ditë (të hartohet menyja javore nga klasa). Aty duhet të përfshihen shumëllojshmëri ushqimesh të shëndetshme për moshën e tyre. Secili grup harton dhe prezanton mënyrën e përgatitjes së një vakti-ushqimi. Reflektim – Nxënësit shprehin idetë e tyre rreth mënyrës së të ushqyerit të shëndetshëm dhe komentojnë prezantimet e grupeve të tjera.Vlerësimi i nxënësveVlerësimi i ndërsjellë, pjesëmarrja aktive dhe lista e kontrollitDetyrat dhe puna e pavarurPërgatisni një ushqim të shëndetshëm, të cilin mund ta merrni nga burime të ndryshme dhe prezantoni mënyrën e përgatitjes së ushqimit në orën e ardhshme me video, me shkrim, flipchart etj.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

