Page 28 - Demo
P. 28
Libër për mësuesin/en26Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare/Lënda: Edukatë fizike, sportet dhe shëndetiShkalla e kurrikulës: III Klasa: VITema: Sportet individuale (Gjimnastika sportive)Rezultati i të nxënit të temës:- demonstron dhe kompozon ushtrime themelore në parter nga gjimnastika sportive dhe ritmike.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I. 2, 4 II. 3 III. 1, 3 V. 4Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Demonstron shkathtësi gjatë ushtrimit të teknikave në disiplina sportive (atletikë, gjimnastikë, sportet luftarake etj.) duke përforcuar shkathtësitë psikofizike individuale dhe kolektive me kombinime lëvizore dhe përfshirje të formave të ndryshme të lëvizjes.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Kompozim ushtrimesh në parterFjalët kyçe: kapërcimi, rrotullimi anësor, vertikalja, ekuilibri parter etj.Rezultatet e të nxënit për orën mësimore Nxënësi/ja:- emërton dhe demonstron kompozim ushtrimesh të ndryshme në parter.Kriteret e suksesit:- emërton dhe demonstron së paku tri ushtrime në parter me asistim; - emërton dhe demonstron tri ushtrime në parter i pavarur;- emërton dhe demonstron pesë ushtrime në parter i pavarur.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo çështjet ndërkurrikulare:Gjuhë dhe komunikim, zhvillimi personal dhe aftësitë për jetë, edukimi për qytetari demokratike dhe të drejta të njeriut, barazia gjinorePërshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimorePrezantimi i temës, testojmë njohuritë e nxënësve përmes pyetjeve të hapura. Pyetjet e mundshme: Cilat ushtrime mund të demonstrohen në parter? Çfarë quajmë kompozim ushtrimesh në parter? Si ndahet gjimnastika sportive?Pas kësaj, mësuesi/ja me marrëveshje me nxënësit hartojnë kriteret e të nxënit për njësinë mësimore (kuptohet duke pasur parasysh rezultatin e pritur, gjithsesi paraprin edhe me kritere).Nxënësit fillojnë me një lojë elementare për përgatitjen (nxehjen) e trupit për aktiviteti sportive, pastaj me disa ushtrime specifike në parter për përgatitjen e trupit për ushtrimet gjimnastikore.

