Page 29 - Demo
P. 29
Edukatë fizike, sportet dhe shëndeti 627Mësuesi/ja u ndan nxënësit në grupe dhe u jep shpjegime rreth detyrave që do të realizojnë në grupet e tyre (fokusi duhet të jetë në realizimin e kritereve të orës). Secili grup përgatit hapësirën për demonstrimin e ushtrimeve të kompozuara. Në secilin grup vendosen nga një ose dy nxënës. Nxënësit në stacione hartojnë kompozim ushtrimesh sipas dëshirës së tyre, të cilat do t’i prezantojnë para klasës. Gjatë demonstrimit ata vlerësojnë njëri-tjetrin.Pas kompozimit të ushtrimeve në parter, nxënësit fillojnë prezantimin e tyre para klasës.Mësuesi/ja vendos dy asistues dhe vlerëson prezantimet e nxënësve duke dhënë vlerësimin me informata kthyese me gojë pas çdo kompozimi ushtrimesh të realizuar.Edhe nxënësit bëjnë gjithashtu vlerësimin e tyre dhe shpallin 6 nxënësit më të mirë.Vlerësimi i nxënësveVlerësimi i ndërsjellë dhe lista e kontrollit. Mësuesi/ja gjatë gjithë orës vlerëson punën e nxënësve të cilën e realizojnë në grupe dhe pastaj para klasës në listën e kontrollit - vlerësimi formativ.Detyrat dhe puna e pavarurSecili nxënës duhet të hulumtojë në internet kompozime të ndryshme ushtrimesh në parter dhe t’i përshkruaj ato.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

