Page 30 - Demo
P. 30


                                    Libër për mësuesin/en28Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare/Lënda: Edukatë fizike, sportet dhe shëndetiShkalla e kurrikulës:IIIKlasa: VITema: Rregullat elementare dhe elementet teknike të sporteve kolektive (Volejboll)Rezultati i të nxënit të temës: - përshkruan rregullat elementare dhe demonstron elementet teknike në volejboll.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I. 2, 4 II. 3 III. 1, 3 V. 4Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Liston, përshkruan rregullat elementare të sporteve të ndryshme kolektive dhe demonstron shkathtësi gjatë ushtrimit të elementeve teknike në sportet kolektive.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Pasimi i topit me dy duar nga lart, me gishtërinjFjalët kyçe: gishtërinjtë, qëndrimi, dora, shikimi, vendosja etj.Rezultatet e të nxënit për orën mësimore Nxënësi/ja:- shpjegon fazat dhe demonstron elementin teknik: pasimi i topit me dy duar nga lart, me gishtërinj.Kriteret e suksesit:- përshkruan fazat e demonstrimit të elementit teknik;- pasimi saktë i topit në distancë 3 metra;- pasimi saktë i topit te shoku i skuadrës mbi rrjetë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Topi i volejbollit, pengesat, marker.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo çështjet ndërkurrikulare:Gjuhë dhe komunikim, zhvillimi personal dhe aftësitë për jetë, edukimi për qytetari demokratike dhe të drejta të njeriut, barazia gjinorePërshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimorePrezantimi i temës, testojmë njohuritë e nxënësve përmes pyetjeve të hapura. Pyetjet e mundshme: Cilat janë elementet teknike kryesore në volejboll? Ku mund të zhvillohet loja e Volejbollit? Pas kësaj, mësuesi/ja me marrëveshje me nxënësit hartojnë kriteret e të nxënit për njësinë mësimore (Kuptohet duke pasur parasysh rezultatin e pritur, gjithsesi paraprin edhe me kritere).Nxënësit fillojnë përgatitjen (nxehjen) e trupit për aktivitetin sportiv (vrapime, ecje, ushtrimet e formimit). Zhvillohet një lojë elementare ku nxënësit ndahen në dy grupe dhe me pasime të topit me duar mundohen ta bartin topin nga fusha e tyre te fusha e ekipit kundërshtar.
                                
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34