Page 31 - Demo
P. 31
Edukatë fizike, sportet dhe shëndeti 629Mësuesi/ja shpjegon dhe demonstron së pari teknikën e pasimit të topit me dy duar nga lartë me gishtërinj duke dhënë udhëzimet e qarta për demonstrimin e teknikës dhe fazat e zhvillimit. Nxënësit ndahen në çifte në një distancë prej 3 m dhe fillojnë me demonstrimin e teknikës së pasimit të topit me gishtërinj. Vendoset rrjeta në mes dhe nxënësit e pasojnë topin te njëri-tjetri, rrjeta duhet të jetë në lartësinë e përshtatshme për moshën e nxënësve. Nxënësit ndahen në disa grupe ku secili grup zgjedh pasuesin. Ai vendoset ne qendër të rrethit dhe pason topin te të gjithë pjesëtarët e grupit në rreth. Nxënësit punojnë në mënyrë individuale duke e ngritur topin mbi kokë. Nxënësit ftohen për një reflektim rreth elementit teknik “pasimi i topit me dy duar nga lartë me gishtërinj” dhe rreth rregullave të volejbollit.Vlerësimi i nxënësveVlerësimi i ndërsjellë dhe lista e kontrollit. Mësuesi/ja gjatë gjithë orës vlerëson punën e nxënësve në listën e kontrollit - vlerësimi formativ.Detyrat dhe puna e pavarurSecili nxënës duhet të hartoj një plan për zhvillimin e shkathtësive në demonstrimin e elementeve teknike në volejboll dhe të hulumtojë për marrjen e informacioneve rreth rregullave dhe zbatimit të teknikave.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

