Page 32 - Demo
P. 32


                                    Libër për mësuesin/en30Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare/Lënda: Edukatë fizike, sportet dhe shëndetiShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VITema: Rregullat elementare dhe elementet teknike të sporteve kolektive (Hendboll)Rezultati i të nxënit të temës: - përshkruan rregullat elementare dhe demonstron elementet teknike në hendboll.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I. 2, 4 II. 3 III. 1, 3 V. 4Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Liston, përshkruan rregullat elementare të sporteve të ndryshme kolektive dhe demonstron shkathtësi gjatë ushtrimit të elementeve teknike në sportet kolektive.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Trehapëshi në hendbollFjalët kyçe: Driblimi-udhëheqja, qëndrimi, dora, shikimi etj.Rezultatet e të nxënit për orën mësimore Nxënësi/ja:- emërton dhe demonstron elementin teknik: trehapëshi në hendboll.Kriteret e suksesit:- demonstron teknikën e trehapëshit me pasim nga lojtari i skuadrës (nga qendra); - demonstron teknikën e trehapëshit me udhëheqje të topit;- demonstron teknikën e trehapëshit me pasim nga lojtari i skuadrës dhe me kundërshtar.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Topi i hendbollit, pengesat, marker, porta.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo çështjet ndërkurrikulare:Gjuhë dhe komunikim, zhvillimi personal dhe aftësitë për jetë, edukimi për qytetari demokratike dhe të drejta të njeriut, barazia gjinore.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimoreTestojmë njohuritë e nxënësve përmes pyetjeve të hapura. Pyetjet e mundshme: Cilat elemente teknike kemi mësuar hendboll? Si luhet hendbolli? Si është mënyra më e lehtë për të goditur në portë?Pas kësaj, mësuesi/ja me marrëveshje me nxënësit hartojnë kriteret e të nxënit për njësinë mësimore (Kuptohet duke pasur parasysh rezultatin e pritur, gjithsesi paraprin edhe me kritere).
                                
   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36