Page 33 - Demo
P. 33
Edukatë fizike, sportet dhe shëndeti 631Nxënësit fillojnë përgatitjen (nxehjen) e trupit për aktivitetin sportiv (vrapime, ecje, ushtrimet e formimit) ushtrime specifike rreth njësisë së re mësimore. Mësuesi/ja shpjegon dhe demonstron së pari teknikën e trehapëshit në hendboll, duke dhënë udhëzimet e qarta për demonstrimin e teknikës. Nxënësit ndahen në dyshe dhe fillojnë me demonstrimin e teknikës së trehapëshit pa top, në lëvizje dhe drejtim të ndryshëm, ku fokusi është te hapi i tretë, i cili duhet të jetë me kërcim së larti. Gjatë demonstrimit, nxënësit korrigjojnë njëri-tjetrin. Nxënësit ndahen në dy pjesët e fushës në katër grupe me nga dy vetë. Afër vijës së 9 m në qendër vendoset një grup i cili do të demonstrojë trehapëshin. Një lojtar vendoset afër vijës së 6 m (grupi tjetër i cili është pasues i topit).Përsëritet i njëjti ushtrim si më lartë, por tani ndërrohen rrolet e grupeve, domethënë pasuesi vendoset ne vijën e 9 m, ndërsa demonstruesi i trehapëshit është i vendosur afër vijës së 6 m anash.Një nxënës vendoset në vijën e 9 m kurse grupi tjetër i nxënësve vendosen në qendër të fushës dhe kanë për detyrë të lëvizin me topit në drejtim të shokut te vija e 7 m dhe me trehapësh të kalojnë pengesën dhe të godasin në portë. Nxënësit në grupet e tyre zhvillojnë një garë për të zgjedhur nxënësin i cili demonstron elementin teknik më mirë. Më pas, fituesit e grupeve bëjnë garë me fituesit e grupeve tjera dhe zgjidhet nxënësi më i mirë. Nxënësit ftohen për një reflektim rreth elementit teknik të trehapëshit dhe rregullave të lojës së hendbollit.Vlerësimi i nxënësveVlerësimi i ndërsjellë dhe lista e kontrollit. Nxënësit të ndarë në çifte dhe grupe demonstrojnë teknikën e trehapëshit. Mësuesi/ja gjatë gjithë orës vlerëson punën e nxënësve në listën e kontrollit.Detyrat dhe puna e pavarurSecili nxënës duhet të hartojë një plan për zhvillimin e shkathtësive në demonstrimin e elementeve teknike në hendboll dhe të hulumtojë në internet për marrjen e informacioneve rreth rregullave dhe zbatimit të teknikave të hendbollit.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimoreShembull i planifikimit të orës mësimore me sistem bllok orë 45 x 45 min., ku mund të arrihen dy a më shumë rezultate mësimore nga tema e njëjtë dhe tema të ndryshme.

