Page 34 - Demo
P. 34
Libër për mësuesin/en32Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare/Lënda: Edukatë fizike, sportet dhe shëndetiShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VITema: Rregullat elementare dhe elementet teknike të sporteve kolektive (Basketboll)Rezultati i të nxënit të temës: - përshkruan rregullat elementare dhe demonstron elementet teknike në basketboll.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I. 2, 4 II. 3 III. 1, 3 V. 4Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Liston, përshkruan rregullat elementare të sporteve të ndryshme kolektive dhe demonstron shkathtësi gjatë ushtrimit të elementeve teknike në sportet kolektive.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Udhëheqja - driblimi i topit dhe dyhapëshiFjalët kyçe: driblimi - udhëheqja, dyhapëshi, kërcimi, hapi etj.Rezultatet e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- emërton dhe demonstron teknikën e udhëheqjes-driblimit të topit;- emërton dhe demonstron teknikën e dyhapëshit.Kriteret e suksesit:- demonstron teknikën e udhëheqjes së topit duke përdorur mënyrën e përzgjedhur (me dorën e majtë, të djathtë dhe me të dyja duart) dhe respektimin e rregullave të udhëheqjes-driblimit (Pozita e trupit, lëvizja e dorës, shikimi gjatë udhëheqjes) në distancë minimale prej 5 metrash;- Demonstron teknikën e dyhapëshit me një nga mënyrat e demonstrimit (me pasimin e topit nga lojtari i skuadrës, me driblimin e topit dhe dyhapëshi nga ana e majtë apo e djathtë) duke përsëritur së paku 3 herë. Shpjegon teknikën e driblimit dhe të dyhapëshit në basketboll.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:topi i basketbollit, pengesat, marker, shporta (koshi).

