Page 35 - Demo
P. 35
Edukatë fizike, sportet dhe shëndeti 633Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo çështjet ndërkurrikulare:Gjuhë dhe komunikim, zhvillimi personal dhe aftësitë për jetë, edukimi për qytetari demokratike dhe të drejta të njeriut, barazia gjinore.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimoreTestojmë njohuritë e nxënësve përmes pyetjeve të hapura. Pyetjet e mundshme: Cilat jenë elementet teknike kryesore në basketboll? Në sa pjesë dhe nga sa minuta zhvillohet loja e basketbollit? Sa hapa ka të drejtë lojtari ta mbajë topin në dorë në lojën e basketbollit? Pas kësaj, mësuesi/ja harton me nxënësit kriteret e të nxënit për njësinë mësimore (kuptohet duke pasur parasysh rezultatin e pritur, gjithsesi paraprin edhe me kritere.). Nxënësit fillojnë përgatitjen (nxehjen) e trupit për aktivitete sportive (vrapime, ecje, ushtrimet e formimit).Mësuesi/ja shpjegon dhe demonstron së pari teknikën e driblimit. Nxënësit ndahen në grupe dhe fillojnë me demonstrimin e teknikës së udhëheqjes-driblimit në distancë 15 m. Një herë punojnë me dorën e djathtë, pastaj edhe me të majtën në lëvizje duke i ndërruar grupet. Nxënësit zhvillojnë një lojë. Duke mbajtur topin secili anëtar i grupit përshkruan gjatësinë e fushës deri te rrethi. Në rreth vendos një marker dhe kthehet përsëri te grupi, ndërsa shoku tjetër ka për detyrë me topin në dorë të marrë markerin ne rreth dhe ta sjell te grupi.Mësuesi/ja shpjegon dhe demonstron së pari teknikën e dyhapëshin. Nxënësit ndahen në 4 grupe dhe nga vendi pa top demonstrojnë teknikën e dyhapëshit. Pastaj me top një nxënës pason topin te shoku dhe tjetri me pranimin e topit demonstron dyhapëshin. Ushtrimi tjetër nga demonstrimi i udhëheqjes-driblimit të topit është demonstrimi i teknikës së dyhapëshit me gjuajtje në shportë. Nxënësit ndahen në dy kolona. Nxënësit e njërës kolonë driblojnë dhe me dyhapësh gjuajnë në shportë, ndërsa nxënësit e kolonës tjetër përcjellin shokun dhe pas përfundimit të gjuajtjes e marrin topin dhe kalojnë në kolonën tjetër. Nxënësit ndahen në grupe dhe zhvillojnë lojëra elementare në lojën e basketbollit.Nxënësit ftohen për të bërë një reflektim rreth orës mësimore.Vlerësimi i nxënësveVlerësimi i ndërsjellë dhe lista e kontrollit. Vlerësimi formativ Nxënësit të ndarë në 4 grupe demonstrojnë teknikën e driblimit dhe dyhapëshin, ku secili grup shpall nxënësit më të zotë. Mësuesi/ja gjatë gjithë orës vlerëson punën e nxënësve në listën e kontrollit.Detyrat dhe puna e pavarurSecili nxënës duhet të hartojë një plan për zhvillimin e shkathtësive në demonstrimin e elementeve teknike në lojën e basketbollit dhe të hulumtojë në internet rreth rregullave dhe zbatimit të teknikave në basketboll.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

