Page 36 - Demo
P. 36
Libër për mësuesin/en34VI. Plani vjetor për vlerësimin e nxënësveNë bazë të ligjit të Arsimit Parauniversitar dhe në harmoni me Udhëzimin Administrativ për vlerësimin e nxënësve sipas Kornizës së Kurrikulës së Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës nr. 08/2016, mësuesi/ja harton planvlerësimin për lëndën Edukatë fizike, sportet dhe shëndeti për një vit shkollor.1 Plani hartohet në mbështetje të dy komponentëve:2 - Vlerësimit përmbledhës 1 (VP1) = 60%- Vlerësimit përmbledhës 2 (VP2) = 40%Për vendosjen e një note përmbledhëse në ditar pune ( libri i klasës), nxënësi do të vlerësohet me vlerësim të vazhdueshëm (në ditarin e mësuesit/es) sipas këtij planit vlerësues:Tremujori parë i vitit shkollor – Lënda mësimore Edukatë fizike, sportet dhe shëndeti klasa VI1. Në tremujorin e parë për VP1 (60%) do të përdorim këto instrumente vlerësuese:2. Angazhimi gjatë orës mësimore, ku pesha e vlerësimit do të jetë 35% e notës përmbledhëse 1.3. Portofoli, ku pesha e vlerësimit do të jetë 10 % e notës përmbledhëse 1.4. Njohuritë dhe shkathtësitë individuale rreth sporteve dhe temave të tjera 45% e notës përmbledhëse 1. Aktiviteti fizik jashtë orës mësimore 10 %.1. Në tremujorin e parë për VP2 (40%) do të përdorim këtë instrument vlerësues:Nga rezultatet e treguara në testin me shkrimi hartuar sipas nivelit të vështirësisë, ku pesha e vlerësimit do të jetë 100% e notës përmbledhëse 2.Kriteret që duhet plotësuar për instrumentet vlerësuese të VP1:• Instrumenti 1 - Angazhimi në klasë (35%)• Nota 5 (shkëlqyeshëm – 28-35 pikë) Nxënësi/ja është aktiv në të gjitha orët mësimore si në aspektin praktik duke demonstruar shkathtësi në realizimin e ushtrimeve edhe në atë teorik duke parashtruar pyetje për njësinë mësimore dhe duke ofruar përgjigje të mendimit kritik. Nxënësi/ja demonstron shkathtësi për punë grupore duke pranuar shpesh rolin e liderit brenda grupit, të përcaktuar nga mësimdhënësi apo anëtaret e grupit.• Nota 4 (shumë mirë – 23-32 pikë) Nxënësi/ja është aktiv jo në të gjitha orët mësimore, heziton të jetë aktiv/e dhe të bashkëpunon brenda grupit duke për realizimin e ushtrimeve apo detyrave të caktuara.• Nota 3 (mirë – 15-22 pikë) Nxënësi/ja nuk bashkëbisedon lirshëm me mësimdhënësin, ndërsa gjatë punës në grup dhe punës individuale demonstron të kuptuarit e detyrës dhe duke marrë rolin e prezantimit të rezultateve individuale apo rezultateve të dala nga grupi.• Nota 2 (mjaftueshëm – 8-14 pikë) Nxënësi/ja është pjesëmarrës i punës në grup, duke treguar nivel të njohjes së problematikës. Nxënësi/ja nuk refuzon ndonjë detyrë të dhënë nga anëtarët e grupit, detyrë e cila ka ndikim në rezultatin përfundimtar të grupit.• Nota 1 (pamjaftueshëm – 1-7 pikë) Nxënësi/ja është pjesëmarrës pasiv brenda grupit. Nxënësi/ja nuk refuzon bashkëbisedim me mësuesin/en, por gjithnjë ka vështirësi në komunikim verbal. Nxënësi/ja pjesërisht përgatitet me material pune.

