Page 37 - Demo
P. 37


                                    Edukatë fizike, sportet dhe shëndeti 635Vërejtje: Këto kritere hartohen nga mësuesi/ja në formë deklarate, duke u mbështetur në rrethanat ku zhvillohet mësimnxënia.Hartimi, zbatimi dhe respektimi i këtyre kritereve nga ana e mësuesit/es, mbetet përgjegjësi morale dhe profesionalee tij.Instrumenti 2 - Portofoli (10 %)• Nota 5 (shkëlqyeshëm – 10 pikë) Realizimi i të gjitha veprimtarive që kërkohen nga mësuesi/ja dhe i detyrave të tjera gjatë periudhës mësimore. Nxënësit/es i lejohen vetëm tri përgjigje të pasakta, nga portofoli dhe të gjitha detyrat e kontrolluara. Nxënësi/ja tregon etikë të mirëmbajtjes së portofolit të detyrave.• Nota 4 (shumë mirë – 8 pikë) Realizimi 80% i veprimtarive që kërkohen nga mësuesi/ja dhe i detyrave të tjera gjatë periudhës mësimore. Nxënësit/es i lejohen më së shumti pesë përgjigje të pasakta, nga portofoli dhe të gjitha detyrat e kontrolluara. Nxënësi/ja tregon etikë të mirëmbajtjes së portofolit të detyrave.• Nota 3 (mirë – 6 pikë) Realizimi 60% i veprimtarive që kërkohen nga mësuesi/ja dhe i detyrave të tjera gjatë periudhës mësimore. Nxënësit/es i lejohen më së shumti 7 përgjigje të pasakta, nga portofoli dhe të gjitha detyrat e kontrolluara.• Nota 2 (mjaftueshëm – 4 pikë) Nxënësi/ja duhet të realizojë 40% të veprimtarive që kërkohen nga mësuesi/ja dhe detyrave të tjera gjatë periudhës mësimore. Nxënësit/es i lejohen më shumë se pesë përgjigje të pasakta, nga portofoli dhe të gjitha detyrat e kontrolluara.• Nota 1 (pamjaftueshëm – 2 pikë) Nxënësi/ja që realizon më pak se 39% të veprimtarive dhe detyrave që u kërkohet nga mësuesi/ja gjatë periudhës mësimore.Instrumenti 3 – (45%)Instrumenti i tretë ndahet në tri nëninstrumente, nëpërmjet të cilave matim shkathtësitë e nxënësve në sportet e ndryshme si Atletikë me 10%, Gjimnastikë sportive 15% dhe Basketboll 20%.• Nota 5 (shkëlqyeshëm – 37-45 pikë)• Nota 4 (shumë mirë – 28-36 pikë)• Nota 3 (mirë – 20-27 pikë)• Nota 2 (mjaftueshëm – 11-19 pikë)• Nota 1 (pamjaftueshëm – 10 pikë)Instrumenti 4 – (10%) Aktiviteti fizikë jashtë orës mësimore - të gjithë nxënësit që zhvillojnë aktivitete sportive në shkolla/klube të ndryshme.
                                
   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41