Page 41 - Demo
P. 41


                                    Edukatë fizike, sportet dhe shëndeti 639ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare/Lënda: Edukatë fizike, sportet dhe shëndetiShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VITema: Rregullat elementare dhe elementet teknike të sporteve kolektive (Basketboll)Rezultati i të nxënit të temës: Përshkruan rregullat elementare dhe demonstron elementet teknike në basketboll.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I. 2, 4; II. 3; III. 1, 3; V. 4Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Liston, përshkruan rregullat elementare të sporteve të ndryshme kolektive dhe demonstron shkathtësi gjatë ushtrimit të elementeve teknike në sportet kolektive.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Udhëheqja - driblimi i topit dhe dyhapëshiFjalët kyçe: Driblimi - udhëheqja, dyhapëshi, kërcimi, hapi etj.Rezultatet e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- emërton dhe demonstron teknikën e udhëheqjes-driblimit të topit;- emërton dhe demonstron teknikën e dyhapëshit.Kriteret e suksesit:Demonstron teknikën e udhëheqjes së topit duke përdorur mënyrën e përzgjedhur (me dorën e majtë, të djathtë dhe me të dyja duart) dhe respektimin e rregullave të udhëheqjes-driblimit (Pozita e trupit, lëvizja e dorës, shikimi gjatë udhëheqjes) në distancë minimale prej 5 metrash.Demonstron teknikën e dyhapëshit me një nga mënyrat e demonstrimit (me pasimin e topit nga lojtari i skuadrës, me driblimin e topit dhe dyhapëshi nga ana e majtë apo e djathtë) duke përsëritur së paku 3 herë. Shpjegon teknikën e driblimit dhe të dyhapëshit basketbollistik.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Topi i basketbollit, pengesat, marker, shporta (koshi).Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo çështjet ndërkurrikulare:Gjuhë dhe komunikim, zhvillimi personal dhe aftësitë për jetë, edukimi për qytetari demokratike dhe të drejta të njeriut, barazia gjinore.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORETestojmë njohuritë e nxënësve përmes pyetjeve të hapura. Pyetjet e mundshme: Cilat jenë elementet teknike kryesore në basketboll? Në sa pjesë dhe nga sa minuta zhvillohet loja e basketbollit? Sa hapa ka të drejtë lojtari/ja ta mbajë topin në dorë në lojën e basketbollit? Pas kësaj, mësuesi/ja harton me nxënësit/et kriteret e të nxënit për njësinë mësimore (Kuptohet duke pasur parasysh rezultatin e pritur, gjithsesi paraprin edhe me kritere.). Nxënësit/et fillojnë përgatitjen (nxehjen) e trupit për aktivitete sportive (vrapime, ecje, ushtrimet e formimit).
                                
   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45