Page 42 - Demo
P. 42


                                    Libër për mësuesin/en40Mësuesi/ja shpjegon dhe demonstron së pari teknikën e driblimit. Nxënësit/et ndahen në grupe dhe fillojnë me demonstrimin e teknikës së udhëheqjes-driblimit në distancë 15 m. Një herë punojnë me dorën e djathtë, pastaj edhe me të majtën në lëvizje duke i ndërruar grupet. Nxënësit/et zhvillojnë një lojë. Duke mbajtur topin secili anëtar i grupit përshkruan gjatësinë e fushës deri te rrethi. Në rreth vendos një marker dhe kthehet përsëri te grupi, ndërsa shoku tjetër ka për detyrë me topin në dorë të marrë markerin në rreth dhe ta sjellë te grupi.Mësuesi/ja shpjegon dhe demonstron së pari teknikën e dyhapëshin. Nxënësit/et ndahen në 4 grupe dhe nga vendi pa top demonstrojnë teknikën e dyhapëshit. Pastaj me top një nxënës/e pason topin te shoku/shoqja dhe tjetri/a me pranimin e topit demonstron dyhapëshin. Ushtrimi tjetër nga demonstrimi i udhëheqjes-driblimit të topit është demonstrimi i teknikës së dyhapëshit me gjuajtje në shportë. Nxënësit/et ndahen në dy kolona. Nxënësit/et e njërës kolonë driblojnë dhe me dyhapësh gjuajnë në shportë, ndërsa nxënësit/et e kolonës tjetër përcjellin shokun dhe pas përfundimit të gjuajtjes e marrin topin dhe kalojnë në kolonën tjetër. Nxënësit/et ndahen në grupe dhe zhvillojnë lojëra elementare në lojën e basketbollit.Nxënësit/et ftohen për të bërë një reflektim rreth orës mësimore.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i ndërsjellë dhe lista e kontrollit. Vlerësimi formativ: nxënësit/et të ndarë në 4 grupe demonstrojnë teknikën e driblimit dhe dyhapëshin, ku secili grup shpall nxënësit/et më të zotë. Mësuesi/ja gjatë gjithë orës vlerëson punën e nxënësve në listën e kontrollit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURSecili/a nxënës duhet të hartojë një plan për zhvillimin e shkathtësive në demonstrimin e elementeve teknike në lojën e basketbollit dhe të hulumtojë në internet rreth rregullave dhe zbatimit të teknikave në basketboll.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46