Page 43 - Demo
P. 43
Edukatë fizike, sportet dhe shëndeti 641ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare / Lënda: Edukatë fizike, sportet dhe shëndeti Shkalla e kurrikulës: III / Klasa: VITema: Rregullat elementare dhe elementet teknike të sporteve kolektive (Volejboll).Rezultati i të nxënit të temës: Përshkruan rregullat elementare dhe demonstron elementet teknike në Volejboll.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.1, 3; II.2; IV.6; V.4, Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Liston, përshkruan rregullat elementare të sporteve të ndryshme kolektive dhe demonstron shkathtësi gjatë ushtrimit të elementeve teknike në sportet kolektive.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENj Njësia mësimore: Pasimi i topit me dy duar “çekan” Fjalët kyçe: Pasimi, gishtërinjtë, pozita e duarve, fluturimi i topit etj.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore: - Emërton dhe demonstron teknikat e pasimit të topit me dy duar “çekan”.Kriteret e suksesit:- Demonstron teknikat e pasimit të topit me çekan në distancë 3 metra.- Demonstron teknikat e pasimit të topit me çekan mbi rrjet.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Topi i Volejbollit, rrjeta, kona etj.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo çështjet ndërkurrikulare:Gjuhë dhe komunikim/ Zhvillimi personal dhe aftësitë për jetë, edukimi për qytetari demokratike dhe të drejta të njeriut, barazia gjinore. PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORENxjerrim paranjohuritë përmes pyetjeve të hapura. Pyetjet e mundshme: Cilat janë elementet teknike kryesore në lojën e Volejbollit? Sa sete zgjat loja e volejbollit dhe sa pikë ka një set? Cilat janë dimensionet e fushës dhe lartësia e rrjetës? Pas kësaj, mësimdhënësi/ja prezanton para nxënësve rezultatet e njësisë mësimore që duhet arritur nga secili/a nxënës/e gjatë orës mësimore. Nxënësit/et fillojnë fazën përgatitore (nxehjen) e trupit për aktivitetin sportive (lojë elementare ose vrapime, ecje, ushtrimet e formimit). Mësimdhënësi/ja shpjegon dhe demonstron së pari teknikën e pasimit të topit çekan. Nxënësit/et ndahen në grupe dhe fillojnë me demonstrimin e teknikës së pasimit të topit në distancë 3-5 metra.Mësimdhënësi/ja shpjegon dhe demonstron së pari teknikën e pasimit të topit me gishtërinj mbi kokë dhe me çekan. Nxënësit/et ndahen në grupe dhe individualisht fillojnë me demonstrimin e teknikës së pasimit të topit mbi kokë njëherë me gishtërinj, pastaj me çekan.Mësimdhënësi/ja shpjegon dhe demonstron së pari teknikën e pasimit të topit me çekan mbi rrjetë. Nxënësit/et ndahen në dyshe dhe fillojnë me demonstrimin e teknikës së pasimit të topit mbi rrjet me çekan dhe gishtërinj. Nxënësit/et ndahen në grupe dhe zhvillojnë lojën ekipore, duke zbatuar elementet teknike të mësuara gjatë orës mësimore.

