Page 47 - Demo
P. 47


                                    Edukatë fizike, sportet dhe shëndeti 645ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare / Lënda: Edukatë fizike, sportet dhe shëndeti Shkalla e kurrikulës: III / Klasa: VITema: Rregullat elementare dhe elementet teknike të sporteve kolektive (Hendboll).Rezultati i të nxënit të temës: Përshkruan rregullat elementare dhe demonstron elementet teknike në Hendboll.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.1,3, II.2 III.1 IV.6, V.3.4, VI.3 Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Liston, përshkruan rregullat elementare të sporteve të ndryshme kolektive dhe demonstron shkathtësi gjatë ushtrimit të elementeve teknike në sportet kolektiveASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjNjësia mësimore: Pasimi i topit në hendbollFjalët kyçe: Pasimi, pranimi, lartësia, kapja e topit etj.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore: - Demonstron teknikat e pasimit të topit nga lartësia në hendboll.Kriteret e suksesit:- Bashkëpunon me bashkëmoshatarët në realizimin e detyrave.- Demonstron teknikat e pasimit të topit në distancë 3 metra.- Demonstron teknikat e pasimit të topit në distancë 8 metra.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Topi i Hendbollit, porta, kona etj.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo çështjet ndërkurrikulare:Gjuhë dhe komunikim/Zhvillimi personal dhe aftësitë për jetë, edukimi për qytetari demokratike dhe të drejta të njeriut, barazia gjinore. PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORENxjerrim paranjohuritë përmes pyetjeve të hapura. Pyetjet e mundshme: Cilat jenë elementet teknike kryesore në lojën e Hendbollit? Me çka zhvillohet loja e hendbollit? Cilat janë dimensionet e fushës dhe madhësia e portës se hendbollit? Pas kësaj, mësimdhënësi/ja prezanton para nxënësve rezultatet e njësisë mësimore që duhet arritur secili/a nxënës/e gjatë orës mësimore. Nxënësit/et fillojnë fazën përgatitore (nxehjen) e trupit për aktivitetin sportive (lojë elementare ose vrapime, ecje, ushtrimet e formimit).Mësimdhënësi/ja shpjegon dhe demonstron së pari teknikën e pasimit të topit në lartësinë e gjoksit. Nxënësit/et ndahen në grupe dhe fillojnë me demonstrimin e teknikës së pasimit të topit në distancë 3-5 metra.Mësimdhënësi/ja shpjegon dhe demonstron së pari tekniken e pasimit të topit me përplasje për dysheme. Nxënësit/et ndahen në çifte dhe demonstron teknikën e pasimit të topit me goditje për dysheme
                                
   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51