Page 48 - Demo
P. 48
Libër për mësuesin/en46Mësimdhënësi/ja demonstron lëvizjet rreth zonës se portierit dhe pasimin e topit te bashkëlojtarin në mesin e fushe. Nxënësit/et ndahen në dyshe dhe fillojnë me demonstrimin e teknikës së lëvizjes rreth zonës se portierit dhe pasimin e topit të bashkëlojtari në distancë mbi 10 metra. Nxënësit/et ndahen në grupe dhe zhvillojnë lojën ekipore duke zbatuar elementet teknike të mësuara gjatë orës mësimore. VLERËSIMI I NXËNËSVE Vlerësimi i ndërsjellë dhe lista e kontrollit – vlerësimi formativ. Nxënësit/et ndahen në 2 grupe dhe zhvillojnë lojën e Hendbollit, ndërsa mësimdhënësi/ja gjatë gjithë orës vlerëson punën e nxënësve në listën e kontrollitDETYRAT DHE PUNA E PAVARURNë fund të orës, mësimdhënësi/ja jep detyrat për nxënësit/et. Secili/a nxënëse duhet të hartojë një plan për zhvillimin e shkathtësive në demonstrimin e elementeve teknike në lojën e Hendbollit dhe të hulumtojë në webfaqe për marrjen e informacioneve rreth rregullave dhe zbatimit të teknikave në lojën e Hendbollit REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

