Page 49 - Demo
P. 49
Edukatë fizike, sportet dhe shëndeti 647ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare / Lënda: Edukatë fizike, sportet dhe shëndeti Shkalla e kurrikulës: III / Klasa: VITema: Rregullat elementare dhe elementet teknike të sporteve kolektive (Hendboll).Rezultati i të nxënit të temës: Përshkruan rregullat elementare dhe demonstron elementet teknike në Hendboll.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.1,3, II.2 III.1 IV.6, V.4, VI.3 Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): Liston, përshkruan rregullat elementare të sporteve të ndryshme kolektive dhe demonstron shkathtësi gjatë ushtrimit të elementeve teknike në sportet kolektive.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENj Njësia mësimore: Trehapëshi në HendbollFjalët kyçe: Hapi, gjatësia e hapit, lartësia e hapit, kërcimi vertikal, goditja etj.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore: - Merr pjesë aktive gjatë orës mësimore.- Demonstron teknikat e trehapëshit në hendboll.Kriteret e suksesit:- Bashkëpunon me bashkëmoshatarët në realizimin e detyrave.- Demonstron teknikat e trehapëshit në hendboll nga vendi.- Demonstron teknikat e trehapëshit në hendboll në lëvizje me goditje në portë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Topi i Hendbollit, porta, kona etj.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo çështjet ndërkurrikulare:Gjuhë dhe komunikim; Zhvillimi personal dhe aftësitë për jetë, Edukimi për qytetari demokratike dhe të drejta të njeriut, barazia gjinore.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORENxjerrim paranjohuritë përmes pyetjeve të hapura. Pyetjet e mundshme: Sa hapa kemi të drejtë me e mbajt topin gjatë lojës në Hendboll? A dallojnë hapat nga njeri-tjetri? Cili hap kërkon kërcim shumë të lartë dhe goditje në portë? Pas kësaj, mësimdhënësi/ja prezanton para nxënësve rezultatet e njësisë mësimore që duhet arritur secili/a nxënës/e gjatë orës mësimore. Nxënësit/et fillojnë fazën përgatitore me një lojë argëtuese “Rrjeta e peshkatarit” ku një nxënës/e e fillon lojën, ndërsa të tjerët vrapojnë për të mos i prekur, nxënësi/ja që preket i bashkohet rrjetës, loja përfundon derisa të gjithë nxënësit/et kapen nga rrjeta që formohet prej nxënësve.Aktiviteti i parë: Mësimdhënësi/ja shpjegon dhe demonstron së pari teknikën e trehapëshit në vend pa top duke u treguar se në hendboll kemi drejt maksimumi tri hapa të lëvizim me top, hapi i parë duhet të jetë këmba e majtë për ata/ato të cilët godasin me dorën e djathtë dhe anasjelltas, pastaj nxënësit/et në vend ku janë të vendosur në hapësirat e fushës fillojnë me demonstrimin e trehapëshit M D M me kërcim vertikal.

