Page 5 - Demo
P. 5


                                    3Për ju të nderuar kolegë!Ky libër ndihmës, bazuar në kurrikulën e re arsimore, sipas shkallës përkatëse dhe niveleve të arritjes së kompetencave, është hartuar për të lehtësuar punën tuaj, duke ju dhënë mundësinë të punoni në përmirësimin e mësimdhënies. Duke e ndier detyrim profesional përmirësimin e saj, vihemi para përgjegjësisë intelektuale dhe morale që, nëpërmjet bashkëpunimit, të rritim cilësinë e arsimimit. Kjo do të na bënte mësues/e më të mirë/a.Libri i mësuesit ofron informata për arritjen e qëllimeve të arsimit parauniversitar, për respektimin e parimeve të kurrikulës, kontributin në arritjen e rezultateve të të nxënit për shkallë kurrikulare-kompetenca dhe për fusha të kurrikulës, të shkallës së tretë, si dhe arritjen e rezultateve të programit lëndorë nëpërmjet planifikimeve mësimore. Libri mbështet zbatueshmërinë e KKK-së, respektivisht KB-ve dhe programeve lëndore, për nivelin e dytë, shkalla e tretë klasa e gjashtë. Shembujt e modeleve praktike të planifikimeve mësimore, të metodologjisë së mësimdhënies, metodologjisë së vlerësimit dhe burimeve të informacionit për arritjen e rezultateve lëndore, ndihmojnë ndërlidhjen e kurrikulës me proceset praktike të mësimdhënies dhe mësimnxënies në shkolla.Faktorët kryesorë në zbatim të filozofisë së KKK-së janë mësuesit. Libri do t’ju mundësojë një përgatitje profesionale të mësimdhënies për të kuptuar dhe zbërthyer KKK-në, respektivisht, KB-në dhe programin mësimorë për klasën e gjashtë. Çfarë do të gjeni në këtë libër?1. Rezultatet e të nxënit të fushës, në të cilat kontribuojmë për arritjen e tyre.2. Rezultatet e të nxënit të kompetencave, në të cilat kontribuojmë për arritjen e tyre.3. Plani vjetor.4. Planifikimet për tri periudha mësimore.5. Aspektet e përgjithshme të planifikimit të orës mësimore (modele të planifikimeve)6. Plani i vlerësimit.Përse duhet ta keni atë? Libri i nxënësit përmban gjithçka u nevojitet përgjatë vitit shkollor për procesin mësimor. Modelet e sugjeruara që gjeni te ky libër mësuesi, me tema, kompetenca, rezultate lëndore, faza, veprimtari dhe detyra sipas tematikës, ju lehtësojnë punë në mësimdhënie, por gjithmonë duhet ta shfrytëzoni kreativitetin tuaj në zbatimin praktik të plan-modeleve.
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10