Page 7 - Demo
P. 7
Edukatë fizike, sportet dhe shëndeti 65I. Rezultatet e të nxënit të fushësNëpërmjet planifikim për klasën e gjashtë kontribuojmë në arritjen e këtyre rezultateve të të nxënit të fushës në edukatë fizike, sporte dhe shëndet. Gjatë planifikimit tonë duhet që të kontribuojmë patjetër në RNF nëpërmjet realizimit të temave mësimore dhe RNL. RNF janë në korrelacion me konceptet e fushës, sepse nga konceptet e fushës janë hartuar rezultatet e të nxënit të fushës, për një koncept mund të jenë në korrelacion një, dy RNF.1. Shpjegon dhe analizon veprime konkrete për ruajtjen e mirëqenies fizike, psikike, emocionale dhe sociale të tij/saj dhe të tjerëve (në familje, me koleget dhe anëtaret e komunitetit) në situata të ndryshme.2. Demonstron shkathtësi gjatë ushtrimit të teknikave në disiplina sportive (atletikë, gjimnastikë, sportet luftarake etj.) duke përforcuar shkathtësitë psikofizike, individuale dhe kolektive me kombinime lëvizore dhe përfshirje të formave të ndryshme të lëvizjes.3. Liston, përshkruan rregullat elementare të sporteve të ndryshme kolektive dhe demonstron shkathtësi gjatë ushtrimit të elementeve teknike në sportet kolektive.4. Hulumton sistemin e klasifikimit të ushqimit të etiketuar, kupton që njerëzit kane nevoja të ndryshme për ushqim dhe nevojat e tyre ndryshojnë në etapa të ndryshme të jetës se si duhet të ushqehen.5. Njeh dhe dallon situatat e rrezikshme, dukuritë dhe shprehitë negative (substancat negative duhani, alkooli dhe drogat) dhe kupton mënyrën për parandalimin e tyre.II. Kontributi në rezultatet e të nxënit të kompetencave për shkallën e tretëRNK, të cilat janë përzgjedhur në këtë planifikim, janë vetëm një model i sugjeruar që, domethënë, secili mësues/e mund të përzgjedhë RNK-në sipas planifikimit të cilin e harton për shkollën në të cilën punon.Mësues/e, ne kemi sugjeruar që për klasën e gjashtë, nëpërmjet zbatimi të temave mësimore të kontribuojmë në arritjen e këtyre rezultateve të të nxënit të kompetencave. Zgjedhja e kompetencave për secilën temë mësimore mbetet kompetencë e mësuesit/es, sepse secili nga ju harton dhe planifikon mbi bazën e kushteve shkollore në të cilat zbatohen njësitë mësimore.I. Kompetenca komunikim dhe të shprehur - Komunikues efektiv1. Lexon rrjedhshëm, me intonacion të duhur, një tekst të caktuar rrëfyes, përshkrues, shkencor a publicistik etj., dhe e komenton atë sipas kërkesës me gojë ose me shkrim.2. Dëgjon në mënyrë aktive pyetjet dhe komentet e bëra nga të tjerët për temën e prezantuar të fushës së caktuar, duke u paraqitur nëpërmjet pyetjeve, komenteve, sqarimeve dhe propozimeve.3. Veçon porosinë kryesore të lexuar ose të dëgjuar nga një burim, si libër, gazetë, revistë, internet, radio TV etj., e komenton dhe e shfrytëzon atë si referencë gjatë hartimit të një punimi/detyre me shkrim.4. Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.II. Kompetenca të menduarit - Mendimtar kreativ dhe kritik1. Paraqet argumente për pajtueshmëri ose kundërshtim të një qëndrimi ose mendimi për një temë/problem të caktuar gjatë një debati ose të publikuar në media.2. Harton planin e punës për realizimin e një krijimi/detyre duke përcaktuar fazat kryesore sipas fushës mësimore (letrar, shkencor, artistik).

