Page 9 - Demo
P. 9


                                    Edukatë fizike, sportet dhe shëndeti 67IV. Kompetenca qytetare - Qytetar i përgjegjshëm1. Zbaton dhe respekton rregullat e mirësjelljes në klasë, në shkollë etj., dhe merr qëndrim aktiv ndaj personave që nuk i përfillin ato, duke ua shpjeguar pasojat për veten dhe për grupin ku bëjnë pjesë.3. Reagon ndaj sjelljeve të pahijshme në shkollë/klasë dhe jashtë saj, të cilat ndikojnë në raportet ndërpersonale, analizon shkaqet e manifestimit të tyre dhe propozon mjete për përmirësimin e tyre.5. Shpjegon, në forma të ndryshme të të shprehurit, domosdoshmërinë e respektimit dhe të zbatimit të rregullave dhe ligjeve për raportet e shëndosha në bashkësi të ndryshme shoqërore apo në grupe të interesit.Mësuesi/ja, me rastin e zbatimit të një rezultati të të nxënit për shkallë kurrikulare, duhet ta zbërthejë në pesë nivele të arritshmërisë, në mënyrë që të vërejë saktë arritjen e secilit nxënës për rezultatin e caktuar. Më pas, varësisht nga niveli i arritjes të secilit rezultat, planifikon aktivitete plotësuese për nxënësin që ka ngecje në arritjen e rezultatit të caktuar dhe planifikon aktivitete shtesë për nxënësin që ka arritur të gjitha nivelet e arritshmërisë për rezultatin e caktuar një temë konkrete, i klasifikon ato në bazë të një kriteri të caktuar dhe i përdor për marrjen e një vendimi apo për zgjidhjen e një problemi/detyre.
                                
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13