Page 101 - Demo
P. 101
Matematika 69983Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2. 5 Konstrukton dhe ndërton figura gjeometrike mbi bazën e elementeve të dhëna.4. 1 Bën lidhje ndërmjet koncepteve e procedurave matematikore.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: matja e këndeve me këndmatës Fjalët kyçe: kënd, këndmatës, shkallë, minuta dhe sekonda këndoreRezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja: - mat kënde të ndryshme duke përdorur këndmatësin, bazuar në rregullat për përdorimin e tij;- cakton masën e këndeve të ngushtë, të drejtë dhe të gjerë të shprehur me njësi këndore;- shndërron njësitë matëse të këndeve; shkallë, minuta dhe sekondë këndore; - konstrukton këndet komplementare dhe suplementare duke i paraqitur si shumë e dy këndeve.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, veglat për gjeometri Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe punaPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Stuhi mendimeshMësuesi/ja fton nxënësit të zhvillojnë një diskutim rreth njohurive që ata kanë për llojet e këndeve. • Si emërtohen ato?• Cilat janë masat e tyre përkatëse?Diskutimi i nxënësve paraqitet në tabelë duke shkruar emrat dhe masat e llojeve të këndeve që ata përmendin.Ndërtimi i njohurive të reja: Lexim me ndalesa drtaMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë njësinë e re mësimore, rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”, deri te ndalesa e parë. Ai/ajo shtron pyetjet për këtë pjesë.• Si krahasohen këndet?• Cila është njësia matëse e këndeve?• Sa është kjo masë krahasuar me këndin e shtrirë?• Si shënohet shkalla këndore?Nxënësit vazhdojnë të lexojnë pjesën e dytë pas së cilës, mësuesi/ja bën këto pyetje:• Cilat janë nënfishat e shkallës këndore?• Sa është masa e minutës këndore?• Sa është masa e sekondës këndore?• Shprehni 1° në minuta dhe sekonda këndore.Kur nxënësit të përfundojnë me leximin e pjesës së tretë mësuesi/ja bën pyetjet:• Sa është masa e këndit të ngushtë, këndit të drejtë dhe këndit të gjerë?

