Page 102 - Demo
P. 102


                                    Libër për mësuesin/en10084• Si quhen këndet, shuma e masave të të cilëve është 180°?• Sa duhet të jetë shuma e masave të dy këndeve për tëqenë kënde komplementare?• Si quhet vegla me të cilën matim këndet (fig 3.37)?Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë e pavarur dhe në grupMësuesi/ja udhëzon nxënësit të punojnë detyrat te rubrika “Ushtrime”, duke i ndihmuar në përdorimin e këndmatësit për matjen e këndeve. Detyrat ku kërkohen njehsime të këndeve të shprehura me njësi matëse dhe shndërrime nga shkallë në minuta dhe sekonda këndore, nxënësit do t’i punojnë në grup.Vlerësimi i nxënësve:Nxënësit vlerësohen për saktësinë në përgjigjet e dhëna, shndërrime të njësive këndore dhe në përdorimin e saktë të këndmatësit. DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Kuptimet themelore të gjeometrisë Rezultati i të nxënit të temës:- Konstrukton simetralen e këndit Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II. 5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi(matematik, gjuhësor, shkencor, artistik apo shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.III. 3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për tënxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.
                                
   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106