Page 103 - Demo
P. 103


                                    Matematika 610185Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2. 5 Konstrukton dhe ndërton figura gjeometrike mbi bazën e elementeve të dhëna.4. 1 Bën lidhje ndërmjet koncepteve e procedurave matematikore.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Përgjysmorja dhe simetrikja e kënditFjalët kyçe: kënd, përgjysmore, simetrikeRezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja:- ndërton përgjysmoren e këndit duke përdorur këndmatësin;- ndërton përgjysmoren dhe simetralen e këndit duke përdorur kompasin dhe vizoren;- arsyeton dallimet në përdorimin e këndmatësit apo kompasit dhe vizores për të konstruktuar. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, veglat për gjeometri Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe puna, edukimi figurativPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Stuhi mendimeshMësuesi/ja udhëzon nxënësit të vizatojnë një kënd të ngushtë, një kënd të drejtë dhe një kënd të gjerë. Pasi t’i caktojnë masat e tyre, me ndihmën e këndmatësit t’i ndajnë këndet në dy pjesë të barabarta. Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimMësuesi/ja njofton nxënësit se gjysmëdrejtëza e tërhequr për të ndarë këndin në dy pjesë të barabarta quhet përgjysmore e këndit. Ajo ndërtohet edhe me anë të kompasit dhe vizores.Ndërtimi i përgjysmores së këndit me anë të kompasit dhe vizores do ta paraqes mësuesi/ja përmes hapave duke iu lënë hapësirë nxënësve që pas tij/saj edhe nxënësit të punojnë të njëjtën në fletoret e tyre. Këta tre hapa të ndërtimit të përgjysmores së këndit, nxënësit mund t’i shohin edhe në figurat e dhëna në libër te rubrika “Vrojtoni dhe mësoni”. Mësuesi/ja kërkon prej nxënësve që të tërheqin drejtëzën e cila e përmban përgjysmoren e këndit. Kjo drejtëz quhet përmesore (simetrale) e këndit.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë e pavarur (Turi i galerisë)Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të punojnë detyrën 1 te rubrika “Ushtrime” duke i ndihmuar në përdorimin e kompasit dhe vizores për të konstruktuar përgjysmoren dhe simetriken e këndeve. Nxënësit zgjedhin punimin më të saktë dhe më të mirë brenda grupit për ta ekspozuar në Turin e galerisë. 5-6 punimet e ekspozuara do të diskutohen me të gjithë nxënësit.Vlerësimi i nxënësve:Nxënësit vlerësohen për saktësinë në përgjigjet e dhëna, saktësinë dhe pedanterinë në konstruktime. 
                                
   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107