Page 105 - Demo
P. 105
Matematika 610387Rezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja:- vizaton dy drejtëza prerëse në pozita të ndryshme;- përkufizon drejtëzat normale (pingule) duke analizuar në rastet specifike të drejtëzave prerëse; - vizaton dy drejtëza normale pingule duke përdorë saktë vizoren dhe trekëndëshin e vizatimit. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, veglat për gjeometri Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe punaShembuj të ndërtimit të objekteve në ndërtimtariPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit të vizatojnë me anë të trekëndëshit të vizatimit një kënd i drejtë me kulm o. Pastaj zgjatni secilin nga krahët e tij përtej o, duke marrë drejtëza të plota. Kontrolloni me anë tëtrekëndëshit të vizatimit (ose me këndmatës) nëse janë të drejta tri këndet e tjera. Shpjegoni pse ndodh kjo.Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimMësuesi/ja fton nxënësit të vizatojnë nga dy drejtëza prerëse si në fig. 3.46. Ata bashkëbisedojnë në grupe duke analizuar rastet e paraqitura në figurë. Mësuesi/ja për të diskutuar shtron pyetjet: • Sa kënde formojnë dy drejtëza prerëse?• Si quhen këndet e formuara?• A mund të ndodhë që këto katër kënde të jenë të barabarta?Nxënësit dhe mësuesi/ja vizatojnë fig. 3.47 dhe vazhdojnë bashkëbisedimin duke u përgjigjur në pyetjet: • Sa është masa e secilit prej katër këndeve në këtë rast?• Si quhen këto drejtëza?• Si shënohen simbolikisht dy drejtëza normale (pingule)?• Gjeni në mjedisin e klasës drejtëza normale.Mësuesi/ja fton nxënësit të vizatojnë dy drejtëza normale duke u bazuar në udhëzimet e dhëna në libër (fig. 3.51).Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë grupeMësuesi/ja udhëzon nxënësit të punojnë në grupe detyrat nga 1 deri 6 te rubrika “Ushtrime” nga një detyrë secili grup në fletë A4. Detyrat prezantohen para klasës dhe diskutohet zgjidhja e tyre. Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e dhëna, saktësinë dhe pedanterinë në konstruktime. DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.

