Page 107 - Demo
P. 107
Matematika 610589- ndërton simetralen e segmentit duke përdorur programin geogebra;- zbaton në situata jetësore simetriken e segmentit duke përcaktuar një pikë muri në raport me brinjën (segmentin) e dyshemesë së një dhome.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, veglat për gjeometri, fletë A4, lap-topLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe punaShembuj të ndërtimit të objekteve në ndërtimtariPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit të vizatojnë një segment [ab] = 4 cm. Me anë të vizores së shkallëzuar gjeni mesin m të segmentit të dhënë. Vizatoni pastaj, me ndihmën e trekëndëshit të vizatimit, drejtëzën që kalon nga pika m dhe që është normale me drejtëzën ab. Emërtojeni drejtëzën me shkronjën p. Në drejtëzën e dhënë p caktoni dy pika të çfarëdoshme c dhe d dhe gjeni, me vizore të shkallëzuar, largesat e pikës c nga pika a dhe nga pika b. Njejtë veproni edhe nga pika d matni largesat da dhe db. Çfarë vini re? A mund të nxirrni një përfundim? Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë njësinë e re mësimore në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni” dhe secilit grup i jep detyrën në një fletë A4 ku kërkohet të ndërtohet simetralja e segmentit të dhënë. Nxënësit diskutojnë në grup për pjesën që lexuan, ndërtojnë në fletoret e tyre simetralen e një segmenti të dhënë. Ndërtimin duhet ta bëjnë në dy mënyrat e dhëna në libër.a) Ndërtojnë simetriken e segmentit duke caktuar mesin e segmentit me trekëndëshin e vizatimitose me anë të këndmatësit duke caktuar këndin 90° dhe tërheqin normalen në segment.b) Ndërtojnë simetriken e segmentit duke përdorur vizoren dhe kompasin dhe ndjekin udhëzimete dhëna me hapat e vizatimit në libër (fig 3.56).Nxënësit bashkëpunojnë në grup dhe konstruktojnë simetralen e segmentit të dhënë në detyrën e përcaktuar për grupin në fletën A4 që mësuesi/ja u dha në fillim.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupNxënësit zgjidhin detyrën 4 të rubrikës “Ushtroni duke zbatuar” dhe diskutojnë rreth detyrës “për të vendosur një pikturë. Arbri gjeti një pikë c në murin e dhomës të tillë që [ab] = 3 m, [bc] = 2,2 m, [ca] = 2 m. A ndodhet pika c në simetriken e segmentit [ab], ku ab është brinja e poshtme e faqes së murit?”.Shembujt e dhënë në rubrikën “Ushtrime”, nxënësit në grupe i zgjidhin përmes programit geogebra.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e dhëna, saktësinë dhe pedanterinë në konstruktime. DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.

