Page 109 - Demo
P. 109
Matematika 610791Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, veglat për gjeometri, fletë A4, lap-topLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe punaShembuj të ndërtimit të objekteve në ndërtimtariDistancat e objekteve në natyrë PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupMësuesi/ja shpërndanë në grupe nga një fletë A4 ku është vizatuar një pejzash shkretëtire dhe në të një njeri që është shënuar me N. Diku larg pikës N shihet një rrëke uji. Kërkohet që nxënësit të përcaktojnë rrugën më të shkurtër të personit N për të arritur tek uji. Punimet e nxënësve vendosen në tabelën e punimeve.Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë njësinë e re mësimore në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni” dhe të punojnë duke bashkëbiseduar në grup, shembullin e dhënë në figurën 3.63. Bashkëbisedimin e vazhdojnë bashkë me mësuesin/en duke analizuar figurën dhe duke u përgjigjur pyetjeve:• Matni segmentet AM, AN, AP, AO, AR.• Cili segment ka gjatësinë më të vogël?• Si quhet ky segment?Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit që t’i kthehen e ta analizojnë detyrën e dhënë në fillim të orës ku u kërkua të gjejnë rrugën më të shkurtër të personit N për te rrëkeja e ujit. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Tryeza e rrumbullakëtMësuesi/ja shpërndanë në grupe fletën A4 me nga tri detyra në të. Fleta duhet të pasohet brenda grupit në mënyrë sistematike. Nxënësi i parë fillon detyrën dhe e përcjellë fletën te shoku në krahun e majtë. Ky vazhdon detyrën dhe e përcjellë fletën te tjetri. Kështu fleta do të qarkullojë në grup, derisa të përfundojnë detyrat e dhëna.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e dhëna, saktësinë në konstruktime. Vlerësohet edhe bashkëpunimi në grup dhe kontributi i secilit nxënës në detyrat e përbashkëta. DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------

