Page 11 - Demo
P. 11
Matematika 69Kompetenca qytetare (qytetar i përgjegjshëm):VI.1 Zbaton dhe respekton rregullat e mirësjelljes në klasë, në shkollë etj., dhe merr qëndrim aktiv ndaj personave që nuk i përfillin ato duke ua shpjeguar pasojat për veten dhe për grupin ku bëjnë pjesë.VI.6 Dëshmon vetëbesim të lartë në marrjen e vendimeve për veprimet që ndërmerr, pa i dëmtuar interesat e të tjerëve, të cilat kontribuojnë në rritjen e cilësisë së aktivitetit të grupit shoqëror apo të komunitetit.VI.8 Merr pjesë në aktivitetet që promovojnë tolerancën dhe diversitetin kulturor, etnik, fetar, gjinor etj., në shkollë apo në komunitet, në të cilat janë përfshirë moshatarët e të gjitha përkatësive të përmendura që jetojnë në atë mjedis dhe në bashkësinë e gjerë.3 Rezultatet e të nxënit për fushën e matematikës:Nxënësi/ja lexon, kupton dhe interpreton të dhënat statistikore për të marrë vendime në jetën e përditshme. Ai/ajo demonstron njohuritë e marra për grumbullimin dhe paraqitjen e të dhënave. Interpretimi i të dhënave perfeksionohet me përfshirjen e konceptit të modës, mesatares aritmetike, mesores. Zgjidhja problemore: Kryen vrojtime dhe interpretime të tabelave dhe diagrameve të të dhënave të grumbulluara. Komunikimi në/përmes matematikë/s: Përdor terminologjinë matematikore për të përshkruar situata të ndryshme nga jeta e përditshme. Lidhjet në matematikë: Bën lidhje ndërmjet koncepteve e procedurave matematikore. Modelimi matematik: Përdor tabelat dhe grafikët, për përshkrimin dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme në matematikë, në fushat e tjera dhe në jetën e përditshme. Përdorimi i teknologjisë në matematikë: Përdor teknologjinë për të analizuar, komunikuar dhe zbuluar informacion matematik. 4 Lista e njohurive që do të përforcohen− Përcaktimi i pyetjes kërkimore, i qëllimit të studimit, hartimi i pyetësorit, përcaktimi i kampionit të nevojshëm për studim.− Grumbullimi i të dhënave të pyetësorëve.− Përpunimi i tyre, tabela e të dhënave.− Moda, mesorja, mesatarja.− Paraqitja grafike me anën e diagrameve të ndryshme.− Interpretimi i të dhënave5. Burimet kryesore të informacionit:− Informacioni i marrë nga plotësimi i pyetësorëveBiseda me prindër, mësues.6. Baza material: letra A4, flipchart, markera, fletë punëdore, foto, ngjitës.7. Partnerë Mësues, prindër, nxënës.8. Përshkrim i veprimtarive kryesore që do të kryhen.− Diskutim me nxënësit/et lidhur me përzgjedhjen e temës së projektit.

