Page 110 - Demo
P. 110


                                    Libër për mësuesin/en10892ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Kuptimet themelore të gjeometrisë Rezultati i të nxënit të temës:- Vizaton drejtëza paralele dhe normaleRezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.6 Interpreton rregullat e zhvillimit të një procesi natyror apo shoqëror, duke e ilustruar atëme shembuj konkretë, si: ilustrim, skicë ose me shkrim.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për tënxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.5 Konstrukton dhe ndërton figura gjeometrike mbi bazën e elementeve të dhëna.3.2 Kryen matje për figurat 2D dhe objektet 3D.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Drejtëzat paraleleFjalët kyçe: drejtëza paralele, largësi e pikave Rezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja:- përkufizon drejtëzat paralele përmes definicionit të drejtëzave joprerëse; - konstrukton drejtëzat paralele me vizore dhe me trekëndësh dhe vizore;- përcakton vetinë dalluese dhe largesën e drejtëzave duke mat largësinë e pikave të njërës drejtëz ndaj drejtëzës tjetër.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, veglat për gjeometri Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe punaPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupMësuesi/ja udhëzon nxënësit të vizatojnë në fletë dy drejtëza që nuk priten. Punimet e nxënësve diskutohen në grup duke i kujtuar pozitat reciproke të drejtëzave.Një nxënës vizaton në tabelë dhe drejtëzat që nuk priten dhe e komenton pozitën e tyre duke 
                                
   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114