Page 111 - Demo
P. 111
Matematika 610993marrë ide dhe mendime për pozitën reciproke të dy drejtëzave edhe nga nxënësit tjerë të klasës.Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë njësinë e re mësimore në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni” dhe secilit grup i jep detyrën në një fletë A4 ku kërkohet të vizatohen drejtëza paralele. Nxënësit diskutojnë në grup për pjesën që lexuan, vizatojnë në fletoret e tyre drejtëza paralele. Vizatimin duhet ta bëjnë në dy mënyrat e dhëna në libër.a) Mund të përdoren të dyja anët e vizores së sheshtë.b) Mund të përdoren vizorja dhe trekëndëshi i vizatimit (fig. 3.68 a, b).Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit që në grupe të komentojnë mënyrat e vizatimit të drejtëzave paralele dhe vazhdon me pyetjet për klasën:• Kur dy drejtëza janë paralele?• A mund të gjykojmë saktë me sy të lirë për dy drejtëza se janë paralele? Argumento.• Cila është vetia dalluese e drejtëzave paralele?• Përshkruani mënyrat e vizatimit të dy drejtëzave paralele (vetëm me vizore dhe me vizore etrekëndësh vizatimi).• Si shkruhen simbolikisht dy drejtëza që janë paralele?Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë e pavarurNxënësit zgjidhin detyrat e rubrikës “Ushtroni duke zbatuar” duke bashkëpunuar në grup. Kur të mbarojnë zgjidhjen e detyrave, shkëmbejnë fletoret me grupin fqinjë për të vlerësuar punën e njëri-tjetrit.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e dhëna, saktësinë dhe pedantërinë në vizatime. Vlerësimi në fund të orës që bëhet në mes grupeve (vlerësim i ndërsjellët), ka efekt mjaft të mirë për fëmijët që kanë nevojë për ndihmën e shokëve të tyre, në të nxënit e mësimeve. DETYRAT DHE PUNA E PAVARURMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletore pune dhe u jepen sqarime për to.Kërkon që të punojnë dy nga detyrat e Fletores së punës me programin Geogebra.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------

